×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Video bëri xhiron e rrjetit në Shqipëri, në pranga dy persona për arratisjen në Vlorë

E Enjte, 24 May 2018 09:48

Pas arratisjes spektakolare të 28-vjecarit, Mikel Kasa, nga Gjykata e Vlorës, pak pasi u njoh me masën e dënimit, policia ka ndaluar dy punonjësit e burgjeve që kanë kryer detyrën e shoqërimit të tij gjatë seances gjyqesore.

Mësohet se në lidhje me ngjarjen, mbrëmjen e djeshme u ndaluan shtetasit Gjolek Hodaj dhe Granit Zani.

Kujtojmë se 28-vjeçari u arratis nga ambientet e Gjykatës fill pasi u njoh me masën e dënimit ndaj tij, me 5 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 3 vite e 4 muaj për akuzën e rrëmbimit të personit, Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për çështjen.

I riu arriti t’ia mbathë nga gjykata me vrap, pasi dyert ishin të hapura.

“Prokuroria e Vlorës mbi bazën e informacionit të prokurorit të çështjes Saimir Smaka filloi veprimet hetimore për arratisjen nga Gjykata e Vlorës të shtetasit Mikel Kasa. Hetimet kanë filluar nga prokurorja dhe oficeri i prokurorisë që janë të gatshëm. Janë shoqëruar tre punonjësit e policisë së burgjeve që kanë patur detyrën e shoqërimit të arrestuarit dhe do të kryhet arrestimi i tyre”,- thuhej në njoftimin e Prokurorisë së Vlorës.

Video

Login to post comments