Një një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, një 45 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë.
Sipas burimeve shtetasi me inicialet N.Z, ka ndërruar jetë ditën e djeshme, pas mbërritjes në spital.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.04.2018, në rrugën “Besim Alla”, në banesë është vetehelmuar me fotoksinë shtetasi N.Z, vjeç 45 i cili ka vdekur në spital. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.