‘Kapriçot’ e motit do të jenë edhe gjatë ditës së sotme.
Paraditja nuk ka pasur reshje shiu. Por sipas IGJEUM gjatë pasdites do të ketë reshje shiu të dobëta në të gjitha qarqet, por lokalisht deri mesatare.
Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata, kryesisht në pjesët kodrinore-malore të tyre gjatë pasditeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 25 °C
në vendet e ulëta: 17 / 27 °C
në vendet malore: 12 / 23 °C.
ERA
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite dhe nesër në të gjithë territorin “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje.