×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bllokohen 130 ton mish brazilian i kontaminuar me salmonelë

E Enjte, 24 May 2018 18:47

Autoriteti Kombëtari Ushqimit ka identifikuar dy ngarkesa me 53.1 ton mish importi, i cili rezultonte i kontaminuar me salmonela typhimurium.

Këto ngarkesa me origjinë nga Brazili ishin të destinuara për tregun Shqiptar.

Veç këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 janë  identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të çdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili.

-Në vitin 2017 janë analizuar 225 mostra, ngarkesat e të cilave janë analizuar nga ISUV dhe ka dalë jo konform vetëm një prej tyre. Më herët nuk rezulton për asnjë ngarkesë të identifikuar problematike.
– Nga Janari e deri më sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700 ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre.

Por këto janë vetëm pak nga shumë ngarkesa që kanë arritur të depërtojnë në tregun e konsumit të gjerë.  Shëndeti i konsumatorëve shqiptarë është i rrezikuar seriozisht për shkak të mungesës së garancisë së sigurisë ushqimore në vend.

Si pasojë e mungesës së sigurisë ushqimore vendi ballafaqohet me shumë problematika.

 Dëmtimi i shëndetit për shkak të ushqimit të pasigurt  është i gjithë pranuar ndonëse nuk ka studim e statistika në lidhje me sëmundjet e shfaqura apo me pritshmëri shfaqjeje të cilat stimulohen nga mungesa e sigurisë ushqimore.

Ndërkohë që në  2017 në një auditim të KLSH-së në AKU, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish të cilat kanë cenuar sigurinë ushqimore.

Inspektorët nuk kanë dijeni mbi listën e laboratorëve të certifikuar për mallrat ushqimore të importuara, mbi bazën e të cilëve duhet të paraqitet raport-analiza e kryer në vendet e origjinës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...