Pasditen e sotme një sulm i përgjakshëm ndodhi në Gjermani. Një kamion hyri me shpejtësi në një zonë të populluar në Mynster, duke lënë 4 viktima dhe rreth 30 të plagosur.
Pas këtij sulmi reagoi edhe ambasada shqiptare në Berlin.
Ata shprehen se janë në kontakt me autoritetet lokale, dhe është në gadishmëri për të asistuar çdo shtetas shqiptar në nevojë për këtë rast.
Nuk raportohet për asnjë shqiptar të lënduar nga sulmi në Mynster.
Edhe pse ende nuk ka një konfirmim, të dhënat e para për këtë rast flasin për një sulm terrorist.
Ndërsa sipas policisë lokale mes të vdekurve ka gjasa të jetë edhe atentatori.