Prodhuesit Shqiptarë: Të analizohet ndikimi i luhatjes së euros, po na dëmton

Premte, 25 May 2018 15:25

Banka e Shqipërisë ka detyrimin që të bëjë një studim apo parashikim për ndikimin që kanë luhatjet e monedhës euro tek eksportuesit shqiptarë. Kështu ka deklaruar Arben Shkodra, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, gjatë tryezës së sotme të diskutimit “Zhvlerësimi i monedhës së huaj dhe ndikimi te prodhuesit-eksportuesit vendas”.

Ai tha më tej në takim që u mendua se rënia do të ishte e lehtë.
“Megjithatë shqetësimi ynë është se nuk po kuptojmë deri ku është rënia. Kemi bërë një analizë sektoriale dhe për çdo kompani. Në fund të vitit do kuptojmë pasojat. Duhet të jemi korrekt në deklaratat tona. Ndikimin më të madh do ta kenë produktet ‘Made in Albania’. P.sh., sektori i inputeve të ndërtimit, bimët mjekësore dhe kompanitë fason.  Ne jemi në të njëjtin mendim që tregu është i lirë. Nuk mendojmë që është si pasojë e rritjes ekonomike, por si pasojë e aktiviteteve informale dhs kriminale. Kërkojmë të bëjmë një tryezë me qeverinë për të gjetur rrugëzgjidhje të përkohshme. Prodhuesit nuk do të falimentojnë.”- tha z. Shkodra.
Nga ana tjetër, Bashkimi i Prodhuesve theksoi se “për këtë çështje kërkojmë dialog dhe se deri tani, nuk ka asnjë lloj përgjigje”.
Disa ditë më parë, një tjetër reagim për luhatjen e monedhës euro ka ardhur nga Shoqata e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike e Shqipërisë. Përmes një letre zyrtare dërguar qeverisë, kjo shoqatë theksoi se zhvlerësimi i monedhës se huaj si ajo e euros dhe dollarit, po dëmton eksportuesit shqiptarë.
Sipas kryetarit të saj, z. Gjika, situata ka shqetësuar muajt e fundit kompanitë eksportuese. Ata vlerësojnë se ka një rrezik të madh nëse nuk do të ketë ndërhyrje me politika stimuluese në këta sektorë jetikë të ekonomisë së zhvillimit kryesisht të zonave rurale të vendit tonë.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 15:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...