×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Doktorët shkaktarë të vdekjeve në spitalet e Tiranës dhe Fierit, familjarët kërkojnë ndëshkim

Premte, 25 May 2018 18:20

Vdekja e një pacienti tete ditë pas operacionit ka vënë në hetim për mjekim të paligjshëm një mjek të Qendrës Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'. Dosja ndaj Edmond Çelikut është hapur në Korçë, nga ku ishte edhe pacienti që ndërroi jetë. Ndërkohë në Fier, mjekja Ina Ruzhdija u pezullua nga puna për mjekim të pakujdesshëm të 21-vjeçares Xhuljeta Gjeka që ndërroi jetë rreth tre muaj më parë.

Një mjek i Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Policia e Korçës, për mjekim të pakujdesshëm.

Është mësuar se bëhet fjalë për mjekun 64 vjeçar Edmond Çeliku.

Policia thotë se ndaj tij filloi procedimi penal pasi një pacient i tij i identifikuar si Kosta Raci, ndërroi jetë 8 ditë pasi i ishte nënshtruar një operacioni në QSUT.

Familjarët e viktimës dyshojnë se mjeku i ka bërë mjekim të pakujdesshëm 63 vjeçarit.

Por “Nga kqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune”, thotë policia.

Ndërkohë mjekja e spitalit të Fierit, Ina Ruzhdija, u pezullua nga puna me vendim gjykate për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekjen e 21-vjeçares Xhuljeta Gjeka rreth tre muaj më parë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në muajin shkurt, kur e reja u paraqit në spital me temperaturë të ulet dhe mjekja Ina Ruzhdija nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore pacientes, duke u thënë familjarëve që ta merrnin në shtëpi pasi gjendja e saj ishte gripale.

Familjarët që në atë kohë hodhën akuza ndaj bluzave të bardha, ndërsa sot kërkojnë që forca e ligjit të veprojë ndaj tyre.

"Të zbatohet ligji dhe vetëm ligji, pezullimi nuk do të thotë gjë për mua. Mbesa nuk më kthehet më. Të zbatohet ligji për atë pati faj".

Nga ana e Prokurorisë Fier po vazhdojnë hetimet në lidhje me individualizimin e përgjegjësisë penale të stafit mjekësor pranë Spitalit Rajonal Fier./oranews

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...