Policia kontroll shpejtësie mjeteve: Autostrada nuk është pistë aerodromi

Diel, 27 May 2018 08:35

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet edhe gjatë kësaj fundjave lidhur me respektimin e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve, për të parandaluar aksidentet nga shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjeteve. Nga këto kontrolle gjatë mbrëmjes së të shtunës janë evidentuar raste ku drejtuesit e mjeteve lëvizin me shpejtësi që variojnë nga 164 km/orë deri në 170 km/orë.

Sipas Policisë së Shtetit, “Shpejtësi të tilla nuk mund të tolerohen pasi rruga nuk është pistë aerodromi”.

 “Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne autostraden Tirane -Durres-Tirane. Jane evidentuar shpejtesi qe variojne nga 164 km/ore deri ne 170 km/ore. Shpejtesi te tilla nuk mund te tolerohen pasi rruga nuk eshte piste aerodromi.

Policia Rrugore e Tiranes konstaton me shqetesim se kryesisht ne fundjave shume drejtues mjetesh qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara pa asnje shkak ne rast nevoje por thjesht qarkullojne per qejf.

Policia Rrugore e Tiranes apelon per zbatim te rregullave te qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve por dhe nga kembesoret, me qellim rritjen e parametrave te sigurise se jetes ne rruge”, thuhet në nj0ftimin e policisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...