Bartja e numrit – AKEP, ndryshime të reja në rregullore nga 1 korriku

Diel, 27 May 2018 16:11

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka bërë ndryshime në rregulloren e re për bartjen e numrit, që ishte miratuar në fund të muajit mars. Ndryshimet janë bërë për të reflektuar disa ankesa nga operatorët Albtelecom dhe Telekom Albania, ankesa të cilat janë pranuar pjesërisht nga AKEP.
Sipas rregullores së re, që hyn në fuqi në 1 korrik, operatorët janë të detyruar ta kryejnë të gjithë procesin e bartjes së numrit brenda 24 orëve nga aplikimi. Megjithatë, me kërkesën e operatorëve, AKEP ka pranuar që mund të bëhet përjashtim në rastet kur vetë përdoruesit, në aplikimin e tyre, kërkojnë një afat më të gjatë për bartjen.
Gjithashtu, AKEP ju ka lejuar operatorëve një afat kohor prej katër orësh për të kthyer përgjigje në rastet e kërkesave për bartje të numrave me kontratë. Ky afat justifikohet me nevojën për të verifikuar shlyerjen e të gjitha detyrimeve. Për sa i takon numrave me parapagesë, rregullorja përcakton se operatori dhënës duhet t’i kthejë përgjigje në sistem kërkesës për portim brenda pesë minutash.
AKEP vendosi të ndryshojë rregulloren për portimin e numrit, pasi në vitet e fundit ka marrë një numër shumë të madh ankesash nga përdoruesit, të cilët kanë denoncuar praktika abuzive në procesin e portimit të numrit nga operatorët celularë. Nga verifikimet e kryera, AKEP konstatoi se operatorët kanë keqpërdorur listën e arsyeve të parashikuara për refuzimin e kërkesës për bartje.
Kjo sjellje e operatorëve ka krijuar barriera artificiale për pajtimtarët, duke ndikuar drejtpërdrejt në demotivimin e tyre për këtë shërbim si dhe ka zbehur rolin e  portabilitetit të numrit, si instrument për zhvillimin e konkurrencës në tregun e telefonisë celulare.
Me rregulloren e re, kriteri i vetëm i refuzimit të kërkesës për portim për përdoruesit me parapagim do të jetë mospërputhja e numrit personal të identifikimit të dhënë në kërkesën për portim tek operatori marrës me numrin e identifikimit në bazën e të dhënave e operatorit dhënës. TV SCAN

Modifikuar më Diel, 27 May 2018 16:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...