Zoja e Letrës në Messina

Diel, 27 May 2018 16:32

Përgatiti: Nikolin Sh. Lëmezhi

Vëllazëria Jeruzalemi i Ri

 Gojëdhënë dhe histori

 

3 qershori për qytetin e Mesinës është festë sepse është dita liturgjike  e kushtuar të Shenjtërueshmes Mari, e nderuar me titullin “Zoja e Letrës”. Përveçse në Messina, Zoja e Letrës nderohet si Pajtore edhe në Palmi (RC) e në Finale (PA). Gojëdhëna thotë se Shën Pali shkoi në Mesinë në vitin 42 pas K., për të shpallur Lajmin e Mirë, Lajmin e Gëzueshëm që solli Jezusi. Banorët e pritën me entuziazëm Palin dhe shumë qytetarë pranuan me gatishmëri mesazhin që ai solli. Ndodhën kthime të mrekullishme në të gjitha shtresat shoqërore dhe mesinasit, në shenjë mirënjohjeje, vendosën të dërgojnë në Jeruzalem një “Ambasadë”, bashkë me Shën Palin, për t’i bërë homazhe Virgjërës së Shenjtë personalisht. Ambasadorët shoqëruan Shën Palin në Jeruzalem. Aty takuan Marinë. Asaj i kërkuan, në emër të gjithë qytetit, bekimin e saj amënor. Virgjëra Mari u dorëzoi atyre një letër për Mesinasit me bekimin për qytetin e Mesinës dhe sigurinë e mbrojtjes së saj amënore. Prej këtu zë fill edhe titulli “Zoja e Letrës”, Pajtore e qytetit.

Thuhet se delegacioni i besimtarëve nga Messina që shoqëroi në Palestinë Palin dhe që u mirëprit nga Virgjëra e Shenjtë, u kthye në Messina, më 8 shtator të vitit 42 me letrën e rëndësishme në të cilën Maria lëvdonte besimin e tyre, shprehte pëlqimin për devocionin që ata kishin ndaj Saj dhe u siguronte mbrojtjen e Saj të përjetshme. Ajo Letër, e shkruar në hebraisht nga Zoja, thuhet se ishte e mbështjellë dhe e lidhur me ca balluke të flokëve të Saja. Balluket e flokëve të Zojës, që lidhën Letrën, gjenden tek Kisha Katedrale e Mesinës dhe ekspozohen në ditën e Korpit të Krishtit.

Sidoqoftë, kulti i Zojës së Letrës, u bë i njohur vetëm në vitin 1716, vit në të cilin murgu Gregorio Arena solli në Messina një përkthim nga arabishtja të Letrës së Marisë. Që atëherë, qyteti i Mesinës, kremton festën, më 3 qershor, me një proçesion të karrocës prej argjendi i Zojës plot me besimtarë. Nga kulti i Zojës së Letrës, i përhapur kryesisht në Messina e në Provincë, kanë prejardhje emrat e personave si Letterio dhe Letteria (shkurtimisht Lilo dhe Lila).

Teksti i plotë Letrës së Zojës

 

            Është rast unik ky i Zojës së Letrës në Messina, ku bëhet fjalë për një Letër që Zoja e Bekuar i shkruan një populli.

            Ja teksti i plotë i Letrës në shqip:

“Tejet e përvujtuara shërbëtorja e Hyjit,

Nëna e Jezusit të kryqëzuar,

prej fisit të Judës,

nga trungu i Davidit,

shëndet të gjithë mesinasve

dhe Bekim të Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm.

Kemi vënë re nga një akt public se

ju të gjithë, me besim të madh keni dërguar tek ne

të Deleguar dhe Ambasadorë,

duke rrëfyer se Biri Ynë i lindur prej Hyjit

është Hyj dhe njeri

e që pas ringjalljes së Tij u ngjit në qiell:

pasi që e njohët udhën e së vërtetës

nëpërmjet predikimit të Palit

apostull i zgjedhur

e për të cilën gjë bekojmë juve dhe qytetin tuaj

për të cilin ne dëshirojmë të jemi mbrojtëse e përjetshme.

Nga Jeruzalemi 3 qershor viti 42 i Birit Tonë. Indiksioni 1 hëna XXVII”.

Fraza Vos et ipsam Civitatem benedicimus (“Bekojmë juve dhe Qytetin tuaj”) është sot e shkruar me shkronja të mëdha në bazë të një përmendoreje të Zojës në krahun e fundit të Portit të Mesinës. Është për t’u theksuar se teksti i Letrës ka një kontradiktë tek data, meqenëse në atë kohë nuk ekzistonte akoma datimi i krishterë.

Lutje drejtuar Zojës së Letrës

(Lutje e zjarrtë e Atë Annibale Maria Di Francia drejtuar Zojës së Letrës, për të marrë dritë në një rrethanë të veçantë)

25 maj 1889

Virgjër Tejet e Fuqishme e Letrës së Shenjtë! Tek Ju që jeni Mbrojtëse e Veçantë e Mesinasve, unë vij si i fundit i bijve të tu, dhe ju përgjërohem të më ndriçoni në rrethanën e pranishme, që unë të vendosi ashtu siç është më në përputhje me Dëshirën Hyjnore.

Më lironi, o Nënë e Shenjtë, nga këshilla ime e marrë, dhe më drejtoni sipas ndriçimeve të Hirit Hyjnor! Juve, o Virgjër Tejet e Shenjtë, jua besoj këtë çështje, dhe i përgjërohem amësisë suaj që të më lironi nga bërja e një zgjedhjeje që do të mund të kthehej në dëm të shpirtit tim, nga një zgjedhje në të cilën do të fyeja të Mirën më të Madhe, do të shkelja Ligjin e tij, do të shkandulloja të afërmin dhe do të vuaja dëm në shpirt! Deh, o Nënë e Shenjtë, më ndriçoni Ju, dhe ndiçoni ata të cilëve iu kërkoj këshillë, gjersa jo ata, por Ju vetë të më këshilloni nëpërmjet tyre! Nëna ime e Bukur! Unë nuk e meritoj të më dëgjoni, por Ju, për dashuri të Jezusit e Mira më e Madhe më ejani në ndihmë e më shpëtoni! Amen!

Një Ati ynë, Të Falemi Mari, Lavdi Atit drejtuar Shën Jozefit.

Po ashtu Shën Gjon Pagëzuesi de Rossi˗t.

Po ashtu Shenjtit Engjëll Rojtar.

 

permendore.jpg

 

Modifikuar më Diel, 27 May 2018 16:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...