Rreth mesditës në qytetin e Librazhdit ka marrë flakë një automjet.
Automjeti po lëvizte në aksin rrugor të rrugës nacionale.
Menjëherë drejtuesi i mjetit e ka braktisur makinën,dhe pak çaste më pas kanë mbërritur edhe zjarrëfikëset.
Por automjeti është shkrumbuar duke shkaktuar tym dhe flakë, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe policia dhe një grup hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që cuan në marrjen flakë të automjetit.