Kreu I Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.
Ai është pritur nga kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe I ka uruar të gjithë besimtarët për Pashkë sa më të mbara.
“Kam kënaqësinë e madhe nga Katedralia “Ngjallja e Krishtit” t’ju uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë në këtë ditë të shenjtë; për shumë vjet Gëzuar Pashkët. E ardhmja lind përmes sakrificës, e mira vjen përmes dhimbjes ndaj ju uroj të gjithë shqiptarëve dhe besimtarëve të Zotit që kjo ditë të shënojë ringritjen drejt të mirës, bashkimin për fitoren, e së drejtës mbi të keqen, e dritës mbi errësirën. Për shumë vjet gëzuar”, ka thënë kryedemokrati.
Por në këtë ditë feste, ai është shoqëruar nga e shoqja Aurela. Ajo e veshur me një fustan të zi, si gjithmonë e buzëqeshur,i ka dhënë një pamje më harmonike çiftit Basha.