Indeksi i ri për klimën e biznesit, BB pyet 350 kompani në Shqipëri, ja përse

Hënë, 28 May 2018 09:05

Në rajonin e Ballkanit rezulton se sistemi i drejtësisë me vendime shpesh jo të drejta ndikon negativisht në klimën e biznesit.

Ky shqetësim i bizneseve do të jetë pjesë e një kërkimi shkencor nga Banka e Botërore, e cila nëpërmjet një anketimi në tetë vende kryesisht të Ballkanit (Shqipëri, Bosnjë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi) po synon të zbardhë efektin që ka sistemi i drejtësisë në klimën e biznesit.
“Ne e dimë se sistemi i drejtësisë e dëmton klimën e biznesit në shumë vende ku punojmë. Në raportet e Bankës, në strategjitë kombëtare dhe në gjuhën e përbashkët, ne ankohemi se dobësitë e gjykatave vonojnë veprimtarinë e biznesit, minojnë parashikueshmërinë, rrisin rreziqet dhe kufizojnë rritjen e sektorit privat. Për më tepër, ne arrijmë në përfundimin se sistemet e dobëta të drejtësisë pengojnë në mënyrë jo proporcionale ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, sepse ato kanë më pak mundësi të mbrohen”, sqaron Banka në kuadër të zhvillimit të anketës.
Banka synon të gjejë si saktësisht i ndikojnë gjykatat bizneset? Cilat hapa në procesin gjyqësor i shkaktojnë zhgënjim biznesit? Cilët sektorë janë më të prekur dhe çfarë lloj biznesesh? Cili është mekanizmi i shkakut dhe efektit? Pjesa e pyetësorit është edhe korrupsioni, kostot, aksesi në drejtësi dhe ndikimi i vendimeve në aktivitetin e  bizneseve.
Intervistat do të kryhen ballë për ballë me më shumë se 350 biznese në secilin vend për të siguruar gjetje sa më të sakta. Banka sqaron se përzgjedhja do të bëhet në bazë të sektorëve, madhësisë së firmës dhe vendndodhjes për të kuptuar më mirë se si bizneset në të gjithë vendin preken nga sistemi i drejtësisë. Anketa do të synojë të mbledhë të dhëna nga kompanitë që kanë kaluar përvoja reale gjyqësore si dhe nga bizneset që shmangin gjykatat dhe veprojnë nën hijen e ligjit.
Për gjetje sa më cilësore studimi do të përfshijë kërkime si fokus grupet në secilin vend. Grupet e biznesit do të jenë në gjendje të shprehin pikëpamjet e tyre dhe opsionet e preferuara për zgjidhjen e problemeve të drejtësisë dhe trajtimin e gjykatave.
Në tërësi, anketa synon të kuptojë se si drejtësia ndikon në biznes dhe cilat çështje të drejtësisë krijojnë barrierat më të mëdha për bizneset në rajon.  Rezultatet e anketës do të bëhen publike në gjysmën e dyte te vitit 2018.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...