Kush është shqiptari që i preu fytin gruas në sy të djalit

Hënë, 28 May 2018 09:22

57-vjeçar Xhevdet Mehmeti ka tronditur Italinë mbrëmjen e djeshme, teksa i ka prerë gruas fytin në sy të djalit të tij 17 vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tij në Piacenza, ku ai e ka qëlluar tre herë më thikë në fyt gruan e tij, 52-vjeçaren Elca Terziun.

52-vjeçarja humbi jetën mes pellgut të gjakut, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijës, 17-vjeçarit Mehmeti. Prokurori ka dëgjuar për një kohë të gjatë djalin minoren të çiftit, i cili në kohën e vrasjes ishte në dhomën e tij të gjumit.

Djali dëgjoi britmat e nënës së tij, por nuk ishte në gjendje të ndërhynte për të ndaluar babanë e tij dhe mund të shihte vetëm vdekjen e gruas, ndërsa vrasësi iku.

Ka qenë djali i cili pas ngjarjes ka dalë nga shtëpia për të kërkuar ndihmë. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjeti 52-vjeçaren të pajetë në dyshemenë e kuzhinës. Autori i krimit kishte dalë nga shtëpia, por vetëm pak minuta më pas vendosi që të dorëzohej në polici.

Mediat italiane kanë raportuar ditën e sotme se burri ishte me profesion mekanik, ndërsa kohët e fundin kishte pasur probleme me punën. Nga hetimet e para, policia italiane ka mësouar se viktima prej kohësh dhunohej nga burri, ndërsa mbrëmjen e djeshme ai kreu edhe veprimin makabër.

57-vjeçari është vënë në pranga për vrasje, ndërsa do të jetë dëshmia e djalit që do të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

/55News.al/

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 11:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...