Pushuesit drejt plazheve, bregdeti pa kulla vrojtimi dhe roje bregdetare

Hënë, 28 May 2018 10:09

Sezoni turistik i vitit 2017 rezultoi të ishte tragjik, për jetën e më shumë se 35 personave, të cilët gjetën vdekjen si pasojë e mbytjes në plazhet e Shqipërisë.

Sipas raportimeve të bëra nga 15 Maji deri në 15 Shtator, periudha që përkojnë me nisjen dhe mbylljen e sezonit të plazhit, mesatarisht çdo 3 ditë një pushues ka humbur jetën teksa lahej në det.
Ekspertët deklaruan, se shkak për mbytjen e tyre, në të shumtën e rasteve, është bërë: mungesa e parametrave të sigurisë, rojeve bregdetare dhe kullave të vrojtimit.
Një vit më pas, situata në plazhet shqiptare mbetet e njëjtë, pra, pa parametra sigurie, pa roje bregdetare dhe pa kulla vrojtimi funksionale.
Që në nisje të sezonit, askush nuk foli për krijimin e këtyre kushteve minimale në plazhet tona, ndërsa një ditë më parë ishte ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, që nga Shëngjini, tha, se do të krijohen kushtet për vënien në funksion në këtë plazh të rojeve bregdetare.
“Ne do të mundësojmë që Shëngjini të ketë vrojtuesit e vetë këtë vit duke realziuar jo vetëm detyrimin ligjor por detyrimin që kemi para gjithë pushuesve që zgjedhin Shëngjinin këtë vit.” deklaroi Nikolla një ditë më parë në Shëngjin.
Por, si paraqitet situata në plazhet e vendit, sa i përket rojeve bregdetare?
Nga një vëzhgim i bërë nga Ekonomix.al del në pah fakti, se në Vlorë mungojnë totalisht rojet bregdetare, e njëjta situatë është edhe në Shëngjin, Durrës, Sarandë etj.
Këtë fakt e pohon edhe kreu i Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike, Kliton Gërxhani, i cili shprehet, se deri tani në asnjë nga plazhet e vendit nuk janë konstatuar vrojtuesit apo rojet bregdetare.
“Në dijeninë time nuk janë krijuar kushtet për vendosjen e rojeve bregdetare. Ne dimë që është thënë e premtuar, që në këtë sezon do të jenë funksionale rojet bregdetare, por deri tani nuk ka asnjë gjë konkrete në këtë drejtim. Sezoni i kaluar u mbyll me një bilanc tragjik në plazhe, por për këtë sezon ende nuk dihet, se kur rojet bregdetare do të vendosen”.
Edhe pushuesit, që kanë nisur të frekuentojnë bregun e jugut, për të pushuar kryesisht në fundjavë, thonë se rojet e plazheve nuk duken askund. Madje, ata thonë, se edhe kullat e vrojtimit janë bosh, pasi nuk ka vrojtues.
“Kullat e vrojtimit i kam parë, por thuajse në asnjërën prej tyre nuk ka vrojtues” thotë kështu një pushues i bregdetit të Vlorës. Sezonin e kaluar, shumica e pushuesve të huaj që kanë humbur jetën teksa pushonin në Shqipëri janë kosovarë. Viktimat janë shënuar në Velipojë, Shëngjin, Tale, Durrës dhe Vlorë. Rasti më tragjik është vdekja e një adoleshente ruse në Ksamil. Ndërkohë që edhe një turist sllovak dhe një çeke, humben jetën tragjikisht në plazhet shqiptare.
Sipas statistikave, nga 35 viktimat e shënuara, 11 prej tyre kanë qenë fëmijë të mitur, që humbën jetën tragjikisht teksa po laheshin në ujërat shqiptare.
Sipas legjislacionit shqiptar, vendosja e kullave të vrojtimit në plazhe është detyrim ligjor për çdo subjekt privat në plazhet jopublike dhe për bashkitë në territorin e plazheve publike, shkruan javanews.
Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, të datës 18.05.2016, në Nenin 6. Pika c, parashikohet që pushteti lokal që jep ambientet me qira, bizneseve private duhet t’i detyrojë ata që të ndërtojnë një kullë vrojtimi dhe të punësojnë një vrojtues, ndërkohë që edhe vetë pushteti lokal, pajis me kulla vrojtimi dhe rojtar plazhet publike. Ekonomix.al

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 10:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...