Një 28 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka rrahur me mjete të forta partnerin e ish-të dashurës.
Bashkëpunëtor I tij është edhe një 21 vjeçar.
Ndërkohë personi I dhunuar ndodhet në spital.
28 vjeçari prej kohësh e kërcënonte të dashurën e tij, e cila pas ndarjes kishte krijuar një lidhje të re.
Policia po vijon hetimet për ngjarjen.