×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Skandal në Shkodër/ Ministria e Arsimit i tërheq mbështetjen Festivalit të Këngës për Fëmijë

Hënë, 28 May 2018 16:29

Në datat 1, 2 , dhe 3 qershor 2018, në orën 18:00 në teatrin “Migjeni” starton Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, edicioni 56, organizuar nga Bashkia Shkodër, Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe shoqata “Shpirti Artistik i Shkodrës”.

Si një eveniment mbarëkombëtar, gjithmonë është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit. Por dy vitet e fundit, Ministria e Arsimit nuk ka qenë korrekte me mbështetjen e saj.

Viti 2017 shënoi nisjen e problemeve, ku vetëm në minutat e fundit u bë e mundur që Ministria e Arsimit të materializonte kontributin e saj.

Sivjet është akoma më keq. Ministria e Arsimit nuk do të kontribuojë për Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, edicioni 56. Dikasteri kishte marrë përsipër foninë dhe veshjet e fëmijëve, me një fond 8 milionë lekë, i cili këtë vit do të mungojë.

Prej shumë vitesh, ky dikaster por edhe të tjerë, po bëjnë përpjekje që këtë event mbarëkombëtar ta zbehin, ta eklipsojnë duke e konsideruar vetëm një festival lokal. E provuan edhe vjet, por mesa duket në minutat e fundit u tërhoqën meqenëse ishte viti 2017. Sivjet që nuk ka zgjedhje, për turpin e Ministrisë së Arsimit, nuk ofruan aspak mbështetje.

Megjithatë, Bashkia e Shkodrës do të sigurojë e plotësojë mangësitë që mund të krijoheshin nga mungesa e mbështetjes së dikasterit qendror që Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, edicioni 56 të jetë në shkëlqimin e tij të zakonshëm. Sepse ai është i lidhur pazgjidhshmërisht me qytetin e Shkodrës./Senad Nikshiqi/BW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...