×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Zbulohet arsyeja e ndalimit të “Dëshmitari X” në Kosovë

Hënë, 28 May 2018 18:59

Mësohet arsyeja e arrestimit të Albert Veliut, personit i cili kreu audio- përgjimin kundër vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe që u arrestua ditën e djeshme në zonën e Shtimjes, nga njësia e Inteligjencës së Policisë së Kosovës.

Arrestimi është bërë për shkak se Albert Veliu së bashku me të birin nuk kanë hyrë konform ligjit në territorin e Kosovës. Fillimisht dy shtetasit janë ndaluar normalisht për kontroll të rregullt. Aty ka rezultuar se Albert Veliu dhe i biri nuk kanë kaluar legalisht pas asnjëri prej tyre nuk është regjistruar në kufirin e Kosovës.

Policia i ka arrestuar pikërisht për këtë akuzë, kalim ilegal të kufirit. Ndërkohë nga ana tjetër, prokuroria ka kërkuar ndalimin e tyre edhe për shkak të disa dyshimeve të tjera, të cilat deri më tani mbeten ende të panjohura.

Kujtojmë se Albert Veliu është personazhi kryesor i audiopërgjimit mes vetë tij dhe Agron Xhafajt, që sipas “Babales” dhe opozitës, vijon të qëndrojë në krye të trafikut të drogës në Vlorë. Audiopërgjimi dhe intervista e Albert Veliut, dhënë gazetarit Jetmir Olldashi i shkaktoi një goditje të rëndë qeverisë Rama dhe për pak sa nuk rezultoi në dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Kanë kaluar tashmë disa ditë nga publikimi i përgjimit, e të shtunën që lamë pas, opozita shqiptare bëri dhe një protestë për largimin e Ministrit të Brendshëm.

Vetë Ministri, në një reagim të fundit mbi këtë çështje u shpreh se do të japë dorëheqjen nëse audiopërgjimi rezulton të jetë i vërtetë, ndërkohë që prokuroria materialin në fjalë e ka çuar për ekspertizë në shtetin Italian, atje ku dhe pritet një përgjigje mbi autenticitetin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...