×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Spitali i Durrësit po sorollat 20 robaqepëset e helmuara, gjendja kritike

Hënë, 28 May 2018 19:17

Të shtunën në një rrobaqepsi të Durrësit u helmuan 20 punëtore dhe ende nuk dihet shkaku se nga erdhi ky helmim. Vetë punëtoret kanë deklaruar se ishin duke qepur rroba ushtarake.

20 punëtoret u shtruan menjëherë në spital pasi gjendja e tyre shëndetësore u rëndua.  Për “Hashtag.al”  një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka treguar sorollatjen që kanë kaluar puntoret e helmuara në spital.

“Nuk e di nëse jeni të informuar për helmimin e 20 punëtorve në një nga fabrikat e qytetit të Durrësit dhe një pjese e tyre u dërgua në spitalin e Tiranës në spitalin e urgjencës pasi gjendja e tyre ishte mjaft kritike. Pasi bënë analizat e para në Tiranë  nuk na i treguan por na thanë se janë në parametra normal por edhe një person që nuk është fare mjek mund ta dallojë fare mirë gjendjen e tyre kritike.

Filluan të bënin analizat e dyta pasi gjendja e tyre filloi pak të normalizohej pasi në të vërtet prokuroria kërkonte analizat për të hetuar gjendjen e tyre dhe shkakun e kesaj tragjedie që dërgoi në gjendje të rëndë 20 persona.

Në përgjigjet e analizave të dyta na thanë thjesht që kane probleme psikologjike dhe parametrat e tyre janë normal dhe asgje tjetër ndërkohë që gjendja vazhdonte te ishte kritike, vetëm temperatura e trupit ishte 40 °C .”, rrëfen dëshmitari për “Hashtag.al”.

Ai tregon më tej se të gjitha punëtoret e i dërguan në shtëpitë e tyre  edhe pse ishin të helmuara dhe iu rrezikohej jeta.

“Më pas i larguan nga spitali i urgjencës që të gjithë pasi një pjesë kishin ardhur nga spitali i Durrësit sepse rrezikohej jeta e tyre.

Pas shumë konfliktesh dhe debatesh u plotësuan fletedaljen dhe i dërguan në Durrës edhe pse gjendja nuk u normalizua.

Ndërkohë që unë kam të afërmin përsëri në spitalin e Tiranës pas këmbënguljeve dhe tashmë është tek spitali i infektivit pasi e larguan nga urgjenca dhe gjendja është përsëri kritike.

Për të mos folur pastaj për kushtet skandaloze të spitalit të urgjencës ku shumica e pacienteve ishin të shtruar nëpër korridore dhe nuk kishin qoftë një termometër për të matur temperaturën që është minimalja por u detyruam vetë që në mes të natës të kërkonim farmaci për ta blerë. “, tha dëshmitari.

Gratë të cilat ndodhen ende në spital pasi janë duke marrë kurimin mbane disi të ‘izoluara’. Nuk lejohet që në të të bëhen foto pasi sipas dëshmitarit nuk i lejon  kompania ku ato punonin. /Hashtag.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...