×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Presidenti Meta mirëpret Arqipeshkvin Metropolitan të Firences

Hënë, 28 May 2018 21:15

Presidenti Ilir Meta, ka mirëpritur  Arqipeshkvin Metropolitan të Firences, Hirësinë e Tij, Kardinalin Giuseppe Betori me një darkë zyrtare në Pallatin e Brigadave.

Të pranishëm në darkën zyrtare ishin  Kardinali shqiptar Ernest Simoni (Troshani), deputetë të Kuvendit, ambasadorë, krerë të bashkësive fetare në Shqipëri, klerikë të lartë të Kishës Katolike, etj.

‘’Vizita e një Kardinali në Shqipëri, një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për besimtarët katolikë, por për të gjithë shqiptarët. Besimi te Zoti dhe atdhedashuria kanë qenë e mbeten binomi i pandarë i historisë së besimeve të shqiptarëve. Mirënjohje të veçantë krerëve të besimeve fetare, nderim e përulje të veçantë për të gjithë ata udhëheqës besimesh fetare që s'janë më mes nesh. Kombi dhe Zoti u kanë dhënë forcë, besim e mençuri shqiptarëve që paqja, bashkëjetesa, harmonia, respekti e vlerësimi reciprok të jenë parimet dhe sjellja e besimeve dhe e besimtarëve shqiptarë mes tyre.’’, tha Meta.

Hirësia e tij Kardinal Betori tha se e pranoi me shumë kënaqësi  ftesën e Presidentit Meta për të vizituar Shqipërinë.

‘’Besimi fetar i ben njerezit me te drejte dhe shoqerine me te bashkuar dhe me moderne Uroj me te miren, progres dhe paqe per shqiptaret dhe per Shqiperine. Falenderoj Presidentin Meta per pritjen e vecante dhe per respektin qe tregon ndaj komunitetit katolik Lutem per popullin shqiptar, te kete zemra te gezuara, begati e lumturi, paqe e progres. Falenderoj Shqiperine per pasurine e vecante qe na jep me komunutetit katolik ne Firence’’, tha hirësia e tij Kardinal Betori.

Kardinali Betori drejtoi meshën në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Ai shoqerohet në këtë vizitë nga Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani.

33845544 10212082599967960 9091286558253776896 n

 

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 21:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...