Universitetet shqiptare e organizuan projektin e përbashkët artistik “Ura me tri harqe”

Tuesday, 29 May 2018 09:53

Më 25 maj 2018, në ambientet e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës u bë hapja e aktivitetit tradicional kulturor “Ura me tri harqe”. Traditë kjo, tashmë e konsoliduar prej vitesh, që përmbush misionin e saj përmes përvojave artistike studentore dhe njëkohësisht lidh të tri universitetet publike shqiptare. Komunikimi përmes gjuhës së artit edhe këtë vit i bëri bashkë studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tetovës. 

Me rastin e këtij manifestimi para një audience me artdashës, fjalë përshëndetëse mbajti Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marjan Dema. Ai tha se ky eveniment shumë i rëndësishëm mes universiteteve ofron mundësinë e zhvillimit dhe promovimit të talenteve të reja përmes këtyre projekteve të përbashkëta ndëruniversitare. Ndërsa Dekani i Fakultetit të Arteve i Universitetit të Prishtinës, profesor Agim Selimi, theksoi se në këtë ngjarje që po zhvillohet në Prishtinë dhe në të gjitha prurjet artistike vërehet një evoluim dhe rritje në cilësi. 
Në emër të Universitetit të Tetovës dhe Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, të pranishmit i përshëndeti Dekani i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, profesor Miftar Memeti. Sipas tij, kjo ngjarje paraqet një mundësi unike për të ndarë përvojën dhe promovuar vlerat më të mira studentore duke krijuar mundësinë e kultivimit cilësor të arritjeve të tyre gjatë studimeve. Profesoresha e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, Dr. Jëlldëz Asani tha se projekti “Ura me tri harqe” vazhdon me rotacion dekadën e tij dytë të ndërveprimit praktik, duke shtuar se pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës i janë mirënjohës Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i cili bën përpjekje për të plotësuar çdo nevojë për brezin e ri, si investim më i rëndësishëm për të ardhmen. 
“Ura me tri harqe” ka ndikim shumëdimensional në bashkëpunimin dhe këmbimin e njohurive që lidhen me fushat e artit figurativ, muzikor dhe skenik njëkohësisht ka për qëllim të inkurajojë dialog me universitetet, pedagogët, studentët dhe publikun e gjerë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...