Kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, përshëndet dekorimin e Kardinalit

Tuesday, 29 May 2018 12:08

Kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, ka përshëndetur vendimin e presidentit Ilir Meta për të dekoruar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” kardinalin Dom Ernest Troshani.

Meta ka vlerësuar kardinal Troshanin për kontributin që ka dhënë ndër vite ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit.

Në prill të vitit të shkuar, ish Presidenti Bujar Nishani nderoi me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” kardinalin e dytë shqiptar Dom Ernest Troshanin.

Papa Françesku shpalli dom Ernest Troshanin , Kardinal, më 9 tetor të vitit 2016. Historia e jetës së dom Ernest Troshanit, përloti Papa Françeskun gjatë vizitës historike në Shqipëri.

Një ditë më parë, Meta ka mirëpritur Arqipeshkvin Metropolitan të Firences, Hirësinë e Tij, Kardinalin Giuseppe Betori me një darkë zyrtare në Pallatin e Brigadave.

Të pranishëm në darkën zyrtare ishin edhe Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani, deputetë të Kuvendit, ambasadorë, krerë të bashkësive fetare në Shqipëri, klerikë të lartë të Kishës Katolike, etj.

Në këtë darkë, ishte i pranishëm edhe Kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, ku në një fjalim përshëndetës, bëri thirrje kultivimin e unitetit mes shqiptarëve pavarësisht besimeve të ndryshme fetare dhe e cilësoi Presidenti Meta si model i përkryer për t’u marrë si shembull për kontributet që jep për të ndihmuar e përkrahur të gjitha komunitetet fetare.

“Falënderoj Presidentin Meta për organizimin e kësaj ceremonie ku marrin pjesë përfaqësues të të gjitha besimeve fetare. Falënderoj Kardinalin e Firences për kontributet që jep ndaj komunitetit shqiptar në Itali. Mbështes qëndrimet e Presidentit Meta dhe të gjitha vlerësimet, që ai bëri për udhëheqësit fetarë. Të kultivojmë unitetin mes shqiptarëve pavarësisht besimeve të ndryshme fetare. Presidenti Meta është model i përkryer për t’u marrë si shembull për kontributet që jep për të ndihmuar e përkrahur të gjitha komunitetet fetare”, - tha Rexhepi. /55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 12:24

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...