×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Historia e tmerrshme e shqiptares që mbahej si skllave nga burri dhe vjehrri

Tuesday, 29 May 2018 14:28

Mediat italiane kanë bërë publike historinë e trishtë dhe të tmerrshme njëkohësisht të një shtetaseje shqiptare e cila jetonte me fëmijët, bashkëshortin e prindërit e tij në Varëse të Italisë. Për 10 vjet me radhë ajo është mbajtur në kushte skllavërie dhe nuk e ka hapur gojën për të treguar se çfarë përjetonte.

Ka qenë më në fund një mik i saj që e ka bindur të denoncojë situatën e rëndë ku ndodhej dhe policia ka bërë arrestimin e burrit dhe ndalimin e prindërve të tij ti afrohen nuses dhe nipërve.

Sic shkruajnë mediat italiane, gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, jetonte në Cassano Magnano dhe hetimet kanë zbuluar që asaj nuk i jepnin para, përveçse për pazaret mininale, s’mund të dilte pa leje dhe nuk mbante telefon. Ajo ishte e detyruar që të plotësonte çdo kërkesë të bashkëshortit të saj 35-vjeçar, po shqiptar, si dhe prindërve të tij.

Pikërisht këta të fundit, në disa raste i detyronin fëmijët që ta godisnin nënën e tyre me gurë, ndonëse ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të fundit.

Gruaja kishte përfunduar disa herë në urgjencë, por pavarësisht problemeve me shëndetin, dhuna nuk ndaloi kurrë. Në një rast, bashkëshorti e kishte përdhunuar të shoqen, kur ajo sapo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pasi vërtetuan dhunën, karabinierët e arrestuan 35-vjeçarin, i cili akuzohet për dhunë seksuale dhe keqtrajtim në familje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...