Rrëfehet vëllai i shqiptares që u vra nga ish-burri në Gjermani

Tuesday, 29 May 2018 18:41

Detaje tronditëse dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Gjermani, ku një shqiptar nga Kosova vrau ish-gruan e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 19:00 në Salzgitter të Gjermanisë. Në një rrëfim për Bild, vëllai i viktimës, 30-vjeçares nga Kosova, Emine A, Bledi tregon momentet e tmerrit, kur ish-kunati erdhi rrufeshëm në oborrin e banesës dhe hapi zjarr me armë. Si fillim, Antoni, autori i krimit, teksa përleshej me ish-gruan dhe motrën e saj, plagosi në stomak këtë të fundit.

“Antoni erdhi këtu me një veturë ‘Golf’, madje as nuk frenoi para shtëpisë. Ai doli krejt papritur teksa makina ecte nëpër rrugë. Ai e kapi motrën, por ndërhyri nëna ime dhe ai e rrëzoi në tokë. Motra ime Arlinda u përpoq ta kapte atë bashkë me nënën time, por e qëlloi me armë në stomak”, tregon Blerimi.

Teksa rrëfen i shokuar ngjarjen, vëllai i viktimës tregon se: “Pastaj motra ime Eminja ndërhyri dhe i tha: ‘Mjaft! Lëri ata!’ Pas kësaj erdhi një e shtënë tjetër me të cilën e goditi Eminën në kokë. Ajo vdiq menjëherë”, tregon vëllai i viktimës. Të pranishëm në skenën e llahtarshme ishin e katër fëmijët e çifutit, të cilët panë se si babai i tyre ekzekutoi me armë në kokë nënën. Fill pas krimit, autori u arratis me makinën e tij pas ngjarjes, por u arrestua pas një aksioni të madh policor.

Shqiptarja

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 18:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...