Deputeti i PD-së dhuron rrogën për 6 vajzat jetime (VIDEO)

E mërkurë, 30 May 2018 09:31

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është shprehur se rrogën e deputetit, për aq kohë sa do të jetë i tillë në Kuvendin e Shqipërisë, do t’a dhurojë për vajzat jetime që emisioni ‘Opinion’ transmetoi të martën në darkë rastin e tyre tragjik.

“Jam i detyruar dhe e bëj me kënaqësi që rrogën që e marr si deputet t’ua dhuroj këtyre vajzave për aq kohë sa unë të jem deputet”, – tha Shehaj .

Ai theksoi se kjo është shumë pak, pasi është i bindur se kjo nuk është zgjidhja.

Gjashtë motrat, pasi u vdiqën të dy prindërit, mbetën pa ndihmë dhe në mes të katër rrugëve. ‘Opinion’ transmetoi në hyrje të emisionit rastin e tyre tragjik dhe u bëri thirrje gjithë institucioneve të vendit në radhë të parë, bizneseve dhe qytetarëve që t’i ndihmojnë këto gjashtë jetime që janë pa shtëpi, pa ndihmë dhe në pamundësi për të vijuar studimet e tyre. Rasti i tyre do të transmetohet në një emision të veçantë të martën tjetër dhe ku të gjithë personat që dëshirojnë të kontribuojnë, mund t’i bashkohen nismës.

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 09:33

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...