Edhe Tërmet Publiçitari sulmon mediat, reagon gazetarja

E mërkurë, 30 May 2018 17:06

Ditën e hënë gazetarja e Fax News në Gjirokastër, Ervina Shehaj denoncoi faktin se fëmijët e disa shkollave 9-vjeçare në Tepelenë janë hequr nga orët e mësimit për të ndjekur një aktivitet për “Ali Pashë Tepelenën”.

Për këtë ngjarje reagoi dhe deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, i cili shkruante se kryebashkiaku Peçi dhe deputetët e PS-së po përdorin fëmijet për të mbushur sallën e një simpoziumi shkencor për Ali Pashën.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale ka reaguar “vetë” kryetari i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi (në fakt gojët e liga thonë se statuset shkruhen nga dikush tjetër, për shkak të paaftësisë së Peçit për t’u artikuluar saktë), i cili i kundërpërgjigjet deputetit të PD-së, dhe gjithashtu quan gazetaren që denoncoi lajmin si agjente spekullimi.

Kjo deklaratë e kryebashkiakut ka sjellë dhe reagimin e gazetares së Fax News në Gjirokastër, Ervina Shehaj, e cila i bën thirrje Peçit të mos marrë përsipër një rol që nuk i shkon përshtat, dhe të quajë agjentë ata që nuk bëjnë aleancë apo kompromis me të.

Sipas gazetares, Peçi nuk ia ka konceptin aleancës mes pushtetit të tij të politikës që i ka rrënjët tek abuzimi dhe tek pushteti i medias që e ka thelbin tek objektiviteti.

628e5207-cdb5-4095-ae97-8ef4d1faa49d.jpg

Statusi i Ervina Shehaj, gazetare në Fax News

Po i drejtohem ne distance atij qe ka alergji nga gazetaret. Ti o perfaqesues i atyre qe te kane votuar, merr persiper rolin qe ste shkon pershtat te quash agjente ata qe me ty nuk bejne aleance apo kompromis sepse ti nuk ja ke konceptin aleances mes pushtetit tend qe i ka gjurmet e dukshme te abuzimit dhe pushtetit tone qe buron tek alfa e objektivitetit ne gazetarine jashte oborrit tend. Sepse ti o derman, ngaterron idete e iluminizmit (cfare them dhe une ku di ti ca eshte Iluminizmi se vitet e shkollimit i ke sa gishtat e nje dore) me idete e tua te denja per nje kandidat per te qene rrites mizash. Mua me ngaterron me ndonje qe te sherben mbi apo poshte tavolines, brenda apo jashte asaj qe ti e quan zyre, para apo pas drekes e me radhe.

Qe te mos zgjatem sepse kohen e kam te zene me pune dhe jo me llogje kllounadash qe jane margaritar i medioktitetit tend, po te sugjeroj qe te investohesh me shume ne ngritjen tende ne nivelin e nje nxenesi te fillores qe kerkon te mesoje etapat e gjuhes dhe leksikut te paster te shqipes tone te dashur. Pasi te permbushesh kete element jo pak te rendesishem te formimit te njeriut te “punes” mund te japesh ndonje ide te çale ashtu sic ti i nxjerr vete nga goja pa dogane sesi buron dituria nga qielli ashtu si parate e Cekes . Dhe ne fund ke nje keshille “free”.

Mos u mer as me mua dhe as me ata qe e kane fituar titullin gazetar me pune sepse del i humbur. Kjo per mua dhe gazetaret, ndersa je i lire te merresh dhe tu vesh tituj atyre qe jane bash me nivelin tend formues packa se jeta eshte e gjate pavaresisht nese je sot ky qe je dhe neser askushi apo me keq akoma. Hajd tung se u mora gjate me ty.

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 17:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...