Policia me dy standarde, vret të varfërit e nderon pushtetarët

E mërkurë, 30 May 2018 22:59

Prej kohësh në komisariatet e vendit ka dy lloje trajtimi për të ndaluarit apo  të arrestuarit. Ata për vrasje, trafik droge, apo korrupsion, arrestohen si “zotërinj” dhe u komunikohen të drejtat që u takojnë, që nga marrja e avokatit, deri edhe ushqimi e veshmbathjet që u futen nga familjarët. Mundësisht vendosen në “dhoma Vip” të komisariateve, duke I diferencuar nga kategoria tjetër…Trysni psikologjike nuk ka mbi ta, as që bëhet fjalë të dalë ndonjë “polic trim” të ushtrojë dhunë fizike. Kjo është kategoria e të privilegjuarve nëpër komisariate, ndërsa pjesa tjetër, kryesisht të dyshuarit për vjedhje, janë preja e parapëlqyer e punonjësve të policisë, ku vijon të ushtrohet dhunë nga momenti arrestimit, deri në qelitë e komisariateve.

Kohët e fundit efektivët e policisë në të gjithë vendin dyshohen për ushtrim dhune si gjatë arrestimit dhe shoqërimit, ashtu edhe në paraburgim. Brenda dhjetë ditësh janë regjistruar dy vdekje të mistershme, që ka dyshime të forta se kanë ardhur si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike. Ditën kur Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm zbriti nga avioni dhe shkeli në Itali për të vuajtur dënimin, në komisariatin e Korçës doli i vdekur 27-vjeçari Enea Ftoi. Familjarët akuzuan policinë lokale se kishin ushtruar dhunë mbi të dhe për pasojë kishte humbur jetën. Ftoi dyshohej për një grabitje dhe ka të dhëna se që nga momenti arrestimit dhe më pas edhe dy ditë të tjera në komisariatin e Korçës 27-vjeçari iu nënshtrua “avazit të vjetër” të policisë, dhunës fizike dhe psikologjike. Ai nuk mbijetoi, duke dalë i vdekur nga komisariati, ndërsa familjarët vijojnë ende të kërkojnë drejtësinë, por pak i qasin në zyrat e shtetit, pasi diskriminohen dhe konsiderohen si pjestarë të komunitetit Egjiptian. Për ironi, efektivët e policisë që dyshohet se ushtruan dhunë vijojnë të jenë në detyrë.

Po nuk është rasti i vetëm. Dy ditë më parë Ardian Kallami 47 vjeç nga Vau i Dejës i dha fund jetës duke u vetëvarë në banesën e tij, pak minuta pasi kishte dalë nga posta policore e zonës. Atë e akuzonin për grabitje të një banese aty pranë, por sikurse u ka treguar familjarëve, Kallami fillimisht e kishte mohuar këtë akuzë, por më vonë ishte detyruar të firmoste një deklaratë ku pranonte pjesërisht akuzën, pas dhunës fizike dhe psikologjike. Gjithashtu ai kishte siguruar edhe një video në momentin e marrjes në pyetje në komisariat, ku dëgjohet të ankohet: “pse më godisni, unë nuk kam bërë gjë”. Pasi e mbajtën disa orë të shoqëruar, Kallamin e lënë të lirë, por si pasojë e tronditjes psikologjike nga dhuna e ushtruar vari veten. Për këtë rast janë shkarkuar nga detyra komandanti i postës dhe dy efektivë, ndërsa prokuroria vijon hetimet. Për të dyja çështjet ministri i brendshëm dhe kreu i policisë së shtetit nuk kanë reaguar, duke i konsideruar si “çështje dytësore”, pavarësisht se humbën dy jetë njerëzish, qofshin edhe të akuzuar apo dyshuar për një vepër penale.

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 23:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...