×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bitcoin përdoret për të pastruar para edhe në Shqipëri/ 5 persona në hetim, sekuestrohen 250 mijë euro “cash”

E mërkurë, 30 May 2018 21:35

5 persona janë vënë nën hetim pas dyshimeve se kanë përdorur investimet në monedhën virtuale, Bitcoin për të pastruar rreth 1 milionë euro. 

Ndaj këtyre personave me Banim në Durrës, Tiranë e Kavajë,  ka nisur procedim penal Sektori i Antikrimit ekonomik ashti si edhe Prokuroria e kryeqytetit.

Është bërë gjithashtu i mundur edhe sekuestrimi i disa pajisjeve që shërbejnë për të kryer transaksione në Bitcoin.

Dyshohet se paratë janë futur në territorin shqiptar nga disa persona me kombësi izraelite.  Bashkë me pajisjet janë sekuestruar edhe një sasi parash kesh prej 250 mijë euro të padeklaruara në kufi.

Nga rezultatet e deritanishme të hetimeve dyshohet se pesë personat janë përpjekur që përmes kompanive fiktive të pastrojnë rreth 1 milionë euro të sjella nga jashtë kufijve.  

Pajisjet e specializuara për kryerjen e transaksioneve me Bitcoin janë zhdoganuar më 16 dhe 18 prill. Aktualisht ato janë vënë nën sekuestro, pasi dokumentet shoqëruese të tyre kanë rezultuar false.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...