KPA merr sot vendim për ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla

E Enjte, 31 May 2018 08:45

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvillon sot në orën 10:00 seancën lidhur me shqyrtimin e ankimimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kundër vendimit për pushimin e Vetting-ut ndaj Adriatik Llallës.  Në seancën e mëparshme atë të 16 majit, ish-Kryeprokurori u përfaqësua nga avokati i tij Sokol Hazizaj, pasi ndodhej jashtë Shqipërisë, dhe

Avokati deklaroi se klienti i tij nuk kishte pasur dijeni për ankimimin e Komisionierit Publik nga ky institucion por e ka mësuar nga mediat.

Pasi trupa gjykuese u tërhoq për 30 minuta u vendos që seanca e shqyrtimit të shtyhet për t'i dhënë kohë subjektit rivlerësues të njihet me ankimimin.

Kolegji vendosi ta shtyjë zhvillimin e seancës për në 31 maj, kohë të cilën mbrojtja të bëjë të mundur plotësimin e prokurës së përfaqësimit dhe të njoftojë klientin e tij për datën dhe ditën e seancës.

Trupa gjykuese përbëhet nga pesë gjyqtarë mes të cilëve dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama, Sokol Como, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari, ndërsa relator i çështjes është caktuar me short gjyqtari, Luan Daci.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...