Krimi monstruoz në Greqi, shqiptari: E vrava babain se abuzonte me mua

E Enjte, 31 May 2018 09:08

Pas tragjedisë në familjen shqiptare në Zakyntho të Greqisë, duket se fshihen edhe detaje më tronditëse. 26-vjeçari shqiptar që vrau me çifte babain e tij, mund të jetë viktimë e abuzimit.

Ai ishte fëmija i dytë nga martesa e dytë e 70-vjeçarit me një grua shqiptare. Krimi që ndodhi mbrëmjen e 27 Majit, u zbardh ditën e djeshme. 26-vjeçari pranoi krimin që kishte kryer dhe u arrestua për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. 

Dyshimet e policisë mbi djalin ranë kur ai dhe mamaja dhanë dëshmi kontradiktore. Këto dyshime u përforcuan akoma më shumë kur 26-vjeçari dhe e ëma nuk morën pjesë në varrimin e 70-vjeçarit.

Të mërkurën, autori rrëfeu krimin dhe u tregoi autoriteteve të tjera informacione të vlefshme për hetimin.

Sipas tij, babai kishte abuzuar seksualisht me të për vite me radhë. Madje të njëjtën gjë bëri edhe me motrën dhe vëllain e 26-vjeçarit nga martesa e tretë e babait të tij. 

Ai i tha policisë se 70-vjeçari kishte abuzuar me motrën e tij 10-vjeçare dhe vëllain 7-vjeçar. Nëse këto pretendime të tij do të vërtetohen, do të shkaktojnë një skandal në ishullin grek, që u trondit mbrëmjen e së dielës me krimin brenda familjes. 

Viktima 70-vjeçar me iniciale P.M. ishte një postier në pension. Ai u gjet i vrarë brenda makinës së tij me plagë në kraharor, fytyrë dhe në krah të shkaktuara nga arma e gjahut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...