50 vjet më parë Elez Biberaj dhe familja e tij, do të arratiseshin nga Shqipëria

E Enjte, 31 May 2018 18:02

Nga Beqir SINA - New York

Dr. Elez Biberaj : “Zoti e bekoftë Amerikën! Ky është vlerësimi ynë për të arritur dhe jetuar ëndrrën Amerikane, që nuk njeh kufij”

VIRGINIA : Më 31 maj 1968, familja e tij, duke u larguar nga shtypja komuniste në Shqipëri, emigroi në Shtetet e Bashkuara, në vendin e lirisë dhe të mundësive, do të shkruante sot, në këtë ditë e cila është edhe data që 50 vjet më parë Elez Biberaj dhe familja e gjerë e tij, do të arratiseshin, duke bër edhe aktin më të dhimbshëm, dhe skarificën me sublime të asaj kohe.

50 vjet më parë Elez Biberaj dhe familja e gjerë e tij, do të arratiseshin, nga Shqipëria komuniste, e cila ishte e sunduar nën një rregjim të egër komunist, që zgjati shumë, bile për më shumë se 45 vjet e izoluar totalisht.

Mirëpo, kush do t’a imagjinonte, që ai dhe familja e personit; që u arratisën pesë dekada më parë nga Shqipëria e Enver Hoxhës, dhe u shpallë “armik i popullit", të festonte sot këtë jublie - me një Shqipëri të lirë e demokratike, me një Kosovë, të lirë dhe të pavarur dhe shtetin e saj, me më shumë liri edhe të drejta të shqiptarve, kudo në viset e tyre në Mal të Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës.

Duke, dhënë kështu një kontribut të jashtëzakonshëm në perendim - ku ata shkuan së bashku me shumë patriot e atdhetar të tjer, figura të dalluara anti - komuniste, që luftonin për liri e demokraci, në një kohë që anëtarët e familjeve të tyre, gjykoheshin pa gjyq, denoheshin me pushkatim dhe burg politik me dhjetra vite, dhe internoheshin në kampet e interrnimit, nga njerëzit atje që i shërbyen me aq shumë vullnet atij rregjimi të egër e anti shqiptar, për 45 vjet deri sa i rregjim u rrëzua. 

Kontributi i këtyre, njerëzve që lanë me dhimbje vendin e tyre, për të dalë në botën e lirë, në perendim, ka ardhur nga zemra dhe pa marrë parasysh vështirësitë e komunikimit, dhe dhimbjen që do ta përjetonin për njerëzit e tyre, që lanë pas, sepse për një periudhë shumë të gjatë shqiptarët kanë qenë të ndarë, dhe Shqipëria ishte e izoluar.

Sigurisht, që atë regjim e kanë vuajtur më shumë shqiptarët brenda Shqipërisë, me atë izolim të thellë në periudhën e komunizmit, por e kanë vuajtur shumë rëndë deri sa Kosova u çlirua, edhe shqiptarët jashtë Shqipërisë. Edhe, ata e kanë vuajtur shumë regjimin sllavo - komunist sepse edhe ata që kanë qenë nën terrorin dhe gjenocidin serb në Kosovë, sigurisht edhe ata në Maqedoni e në Mal të Zi, e Luginëne Preshevës.

Në llogarinë e tij, personale rrjetin social Facebook, Dr. Elez Biberaj do të kujtonte me dokumenta origjinale,  50 vjetorin e ardhjes së tij, së bashku me prindërit, në Shtetet e Bashkuara, duke shprehur edhe mirënjohjen më të thellë, për vendin e lirisë dhe mundësive të mëdha, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ua kan ofruar atyre si dhe të gjithë atyre të arratisurve që lanë Shqipërinë.

“Zoti e bekoftë Amerikën! shkruan Dr. Elez Biberaj në mesazhin e tij privat për dashamirët dhe miqt e tij, në rrjetin social Facebook, duke shtuar se :’ Ky është vlerësimi ynë për të arritur dhe jetuar ëndrrën amerikane, që nuk njeh kufij”.

Frank Shkreli, edhe ky një ish i arratisur,  gazetar, publicist e ish redaktor i Seksionit Shqip dhe ish - drejtues i palodhur i Divizionit Euro-Aziatik të “Zërit të Amerikës, mik i ngushtë me familjen Biberaj, ka thënë se :  “Elez Biberaj, si ndoshta si asnjë tjetër, e ka realizuar ëndërrën Amerikane. Për më tepër, Elez Biberaj, e ka zhvilluar dhe e vazhdon veprimtarinë e tij për të mirën e përbashkët duke iu shmangur shfaqjeve të bujshme, dhe duke e treguar veten me vepra të mbara dhe të frutshme, siç është libri i fundit i tij, “Shqipëria dhe Shqiptarët në Udhën e Rimëkëmbjes”.  Për këto dhe merita të tjera, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani i ka akorduar Dr. Biberajt Medaljen, Nderi i Kombit, duke iu shtuar Medaljes së Mirënjohjes që i akordoi atij një vit më parë asaj edhe atë të ish-Presidentit Bamir Topi.

Në publicistik, Dr. Elez Biberaj ka botuar librin: ” Shqipëria dhe Shqiptarët në Udhën e Rimëkëmbjes”, botim i Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, me seli në Tiranë, një libër i plotë ky me 424 faqesh – me një koleksion përkthimesh shqip të punimeve, të cilat Biberaj i ka botuar në anglisht gjatë viteve 1982-2013. Ku natyrisht dy kaptinat kryesore janë rënja e komunizimit në Shqipëri dhe hapja e saj – drejt perendimit dhe lufta për çlirimin e Kosovës pavarësia e saj dhe bërja e shtetit më të ri në botë.

Kush eshte Elez Biberaj?

Elez Biberaj është historian dhe gazetar shqiptaro-amerikan. Elez Biberaj u lind më 15 nëntor 1952, në një fshat të banuar me shqiptarë në Plavë të Malit të Zi, një vit pasi prindërit e tij ishin detyruar të linin vendlindjen e tyre, Shqipërinë, si pasojë e regjimit totalitar. Katër vitet e para të shkollës fillore i ndoqi në fshatin Hot në gjuhën serbokroate, ndërsa klasët nga e pesta në të tetën i ndoqi në Gjakovë. Pasi u regjistrua në shkollën e mesme në Prizren, në janar të vitit 1968, bashkë me familjen e tij emigroi në Itali. Gjashtë muaj më vonë arriti me familjen në Amerikë.

Biberaj punën e tij si gazetar në Zërin e Amerikës (Voice of America) - redaksia e gjuhës shqipe, e ka filluar në dhjetor 1980. Këtu pas disa viteve më 1989 merr poziten e redaktorit përgjegjës të redaksisë së gjuhës shqipe, ndërsa më 2004 emërohet redaktor përgjegjës për redaksitë në gjuhët Evropiane.

Me këtë rast i janë shprehur mirënjohje për punën e tij që kishte bërë në afirmimin e Zërit të Amerikës jo vetëm ndër shqiptarët por edhe ndër popujt tjerë të Ballkanit e Evropës Lindore. Ndër shprehësit e mirënjohjeve ishte edhe ambasadori i OSCE-së William Walker (Uiliem Uolker)

Biberaj, u bë i njohur në mjediset Kosovare sidomos pas Demostratave të 1981-ës kur në Kosovë paraqitet një boshllëk i informacioneve për ngjarjet që zhvilloheshin në Kosovë. Biberaj është një ndër gazetarët i cili ka përcjellë për mëse 27-të vite, lëvizjet e Doktrinës dhe nga shumë analistë raportimet e tij janë marrë me seriozitet të veçantë.

Me rastin e marrjes së detyrës së re më 2004, Elezi u shpreh para teleshikuesve:

Unë fillova punë në Zërin e Amerikës në dhjetor të vitit 1980, në një kohë kur shqiptarët jetonin nën regjimet shtypëse komuniste dhe kur kontaktet midis shqiptarëve dhe amerikanëve pothuajse nuk ekzistonin.

Shumë shqiptarë, në atë kohë, e shikonin Zërin e Amerikës si të vetmen dritare shprese. Kolegët e mi dhe unë u angazhuam me gjithë shpirt për përmbushjen e misionit të Zërit të Amerikës: t'u tregonim dëgjuesve të vërtetën rreth shoqërisë së tyre dhe zhvillimeve në botë; të nxisnim respektin për të drejtat e njeriut; të përhapnim lirinë dhe demokracinë; të nxisnim interesat amerikane në Ballkan, si dhe miqësinë tradicionale midis shqiptarëve dhe amerikanëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...