×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rruga e Fierit “ha” prodhimet e qytetarëve/ E shkatërruar para përfundimit

E Enjte, 31 May 2018 20:27

“Bypass”-i i Fierit duhet të kishte përfunduar ndërtimin vite më parë. Kjo pjesë rruge do të shkurtonte kohën e udhëtimit nga Tirana në Vlorë, në 1 orë e 30 minuta. Por, çdo gjë ka mbetur në mes. Punës së kryer deri tani i ka mbirë bari, ndërkohë që të gjitha afatet kanë skaduar. Se kur do të përfundojë kjo rrugë nuk dihet, ndërsa shkojnë dëm dhjetra milionë euro.

Ndërprerja e punimeve ka sjellë edhe shkatërrimin e “bypass”-it në disa pjesë të tij nga persona të papërgjegjshëm, të cilët kanë prerë dhe vjedhur hekurin e betonit në veprat e artit.

Vetëm 55% e punimeve për “bypass”-in e Fierit janë kryer dhe punimet u ndërprenë që kur u prish kontrata me kompaninë italiane “Serenisima”, për mospërmbushje të detyrimeve. Procedurat e tenderimit kanë rinisur, por ende nuk është përzgjedhur firma që do të vazhdojë punimet në projektin ku financuesi kryesor është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Pasojat i ndjejnë edhe banorët që kanë tokat bujqësore përgjatë “bypass”-it, të cilët hasin vështirësi në transportimin e prodhimeve bujqësore.

Përveç dëmeve që po pëson pjesa e përfunduar, ndërprerja e punimeve u pasua edhe nga protestat e punëtorëve për pagat që ende nuk i kanë marrë. Ashtu siç kanë protestuar për shpronësime me standard të dyfishtë edhe pronarët e tokave ku kalon “bypass”-i./TCH

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...