×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Katër vjet me rritje anemike pagash

E Enjte, 31 May 2018 22:42

Paga mesatare në ekonominë shqiptare ishte afro 49 mijë lekë gjatë vitit 2017, me një rritje prej 3 për qind kundrejt vitit 2016, bëri të ditur Instituti i Statistikave në publikimin vjetor të pagave. Duke marrë parasysh se Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 2% gjatë vitit 2017, rritja reale e pagave ishte vetëm 1%. Por rritja e pagës, përveçse e paktë, ishte edhe e pabarabartë. Paga në sektorin publik u rrit me 13% gjatë vitit të kaluar si pasojë e vendimit të qeverisë për të rritur pagat para zgjedhjeve 2017, ndërkohë që paga për të gjithë ekonominë u rrit me vetëm 3%. Kjo do të thotë se për sektorin privat efektivisht nuk ka pasur rritje page, por të dhënat e publikuara nga INSTAT nuk mundësojnë të dallosh veçmas nivelin e pagës në sektorin publik dhe veçmas atë në sektorin privat.

Paga mesatare bruto për të gjithë të punësuarit në masën 49 mijë lekë përfshin pagën neto si dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore (pjesa e punëmarrësit) dhe tatimin mbi të ardhurat personale. Pagat më të ulëta i përkasin sektorit të tregtisë me shumicë e pakicë ku paga mesatare ishte 34,627 lekë bruto ndërsa pagat më të larta i përkasin sektorit financiar dhe të sigurimeve. Në këtë sektor paga mesatare ishte 103,641 lekë në muaj. Në pothuajse të gjithë sektorët, pagat për gratë janë më të ulëta se sa pagat e punonjësve meshkuj, ku përjashtim bën vetëm sektori i artevem dëfrimit dhe argëtimit.

Të ndara sipas profesioneve, nëpunësit e lartë dhe drejtorët ekzekutivë kishin një pagë mesatare në masën 95 mijë lekë në vitin 2017, me një ulje të vogël në krahasim me vitin 2016. Punëtorët me profesione elementare patën një pagë mesatare prej 28,990 lekësh, me një rritje 6% në krahasim me vitin 2016. Rritja në pagën e punëtorëve është jo tërësisht rritje sepse është ndikuar në një masë të madhe nga vendimi i qeverisë për të rritur pagën minimale. Ndonëse paga minimale bruto është rritur në masën 24 mijë lekë, një pjesë e punëdhënësve kanë gjetur mënyra dytësore për të mos e paguar këtë pagë minimale.

Paga mesatare në ekonominë shqiptare sipas INSTAT ishte në masën 45,539 lekë në vitin 2014 dhe pësoi një rritje në masën 2.8% në vitin 2015 dhe 1.5% në vitin 2016. Mesatarja e rritjes së pagës bruto përgjatë periudhës 2014-2017 ka qenë në total 7.5% dhe mesatarisht 1.9% në vit. Kjo është një rritje pothuajse e njëjtë sa inflacioni, gjë që do të thotë se mirëqenia e punëtorëve nuk është rritur gjatë kësaj periudhe. BIRN

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 22:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...