Më shumë se shtatë milionë euro është shitur një nga pikturat e Van Gogh në një ankand në Paris.
“Raccommodeuses de filets dans les dunes” (Riparueset e rrjetave në duna) e vitit 1882 u shit për 7,065 milionë euro tek një koleksionist amerikan, ndërkohë që kjo vepër vlerësohej midis tre dhe pesë milionë euro, njoftoi shtëpia e ankandeve “Artcurial”.
Shitja e fundit në ankand e një pikture të Van Gogh në Paris përkon në mes të viteve 1990, dhe bëhet fjalë për pikturën “Le Jardin à Auvers” (Kopshti në Auvres) dhe arriti vlerën e 10 milionë dollarëve.