“I dua ngjyrat”. Kështu titullohet ekspozita e piktorëve te vegjël të cilët e kanë finalizuar punën një vjeçare në këtë event të organizuar në Qendrën Rinore të Fëmijëve në kryeqytet.
Kordinatorja Ariana Tafaj, thotë se jo pa qëllim është vënë ky titull, pasi në punimet e tyre vogëlushët kanë përdorur larmishmëri ngjyrash.
Por kjo mësuese ka një apel për të gjithë prindërit, të ndikojnë sado pak që fëmijët të shkëputen nga teknologjia dhe t’i përkushtohen artit.
Në përfundim edhe puna e tyre u çertifikua me një diplomë, që të vegjlit do ta kenë si kujtim nga kjo ekspozitë.