Artistët: Teatrin jemi gati ta mbrojmë me gurë dhe zjarr

Tuesday, 12 June 2018 12:32

Artistët e TK i kanë lënë një ultimatum kryeministrit Rama, deri të premten, ora 7, ndryshe ata do të futen në grevë urie, Brenda asaj ndërtese. Pas katër muajsh protesta dhe, aq më tepër tani kur është bërë publik një pr/ligji i cili i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, shumica e aktorëve janë në një mendje. Aktori Arben Derhemi thotë se është gati ta mbrojë Teatrin aktual, qoftë dhe me zjarr.

“Jam kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, sepse nuk mund të ketë histori të nje qyteti pa pasur edhe histori teatri. Sidomos kur historia e këtij teatri është 73-vjeçare. Një shekullore. Është çmenduri të besosh që një artist të rrënojë vlerën historike.

Arkitektë nga e gjithë bota më komunikojnë se në asnjë vend të Europës nuk do ndodhte që të mos rikonstruksionohej teatri kombëtar. Është çmenduri dhe ky vend nuk e meriton të ketë as këtë kryeministër dhe as të hyjë në Europë.

Opozita dhe çdo qytetar rilindas dhe demokrat mund të ishte pjesë dhe promotor i shpëtimit të teatrit kombëtar.

Me fjalë, me gurë, me zjarr, apo me hu… unë do të bëhem pjesë e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.

I bëjmë thirrje kryeministrit dhe pjesës së sipërmarrësve të tërhiqen, sepse do mbahen mend si njerëzit, të cilët shkatërruan teatrin dhe ne do t’i akuzojmë brez pas brezi”, thotë Derhemi për “Koha Jonë”.

Ndërsa aktorja Eni Jani, e konsideron të shëmtuar sjelljen e opozitës, pasi kur ka qenë në pushtet, ka pasur mundësinë për të vënë dorë mbi Teatrin Kombëtar, në mënyrë që të mos degradonte.

“Përsa i përket godinës të jetë kjo si arkitekturë, apo një e re… këtu kemi mendime të ndryshme si komunitet e nuk shoh asgjë të keqe. Unë personalisht nuk do isha kundër, të shembej e te ngrihej një Teatër Kombëtar, që të vijë vërtetë era teatër e me dinjitetin që i takon të trajtohen si artistët, ashtu dhe komuniteti.

Por edhe nëse nuk prishet, të ruhet kjo sallë si muze e të shtohet me një sallë të dytë prapë është një zgjidhje. Janë shumë mënyra apo zgjidhje (por unë do isha për një të ri). Nuk mendoj se duke bërë të riun nuk respektohet komuniteti, apo vlerat e padiskutueshme që ka patur ai teatër, vlerat e të cilit kemi trashëguar dhe vazhdojmë t’i ndjekim me respekt e kënaqësi (ka shumë forma për të shprehur respektin dhe mirënjohjen tonë ndaj atyre që e krijuan këtë teatër e traditë të trashëguar). Por me mënyrën e formën, me të cilen po duan ta bëjnë me atë projekt që është prezantuar sigurisht nuk jam dakord dhe nuk pranoj në asnjë mënyrë që ai teatër të shembet e do kontribuoj me sa të mundem si aktore pa “yll” që jam, që kjo gjë të mos ndodhë.

Përsa i përket opozitës, sigurisht që nuk jam dakord. Opozita e ka ditur me kohë gjendjen e teatrit dhe nuk dua që kauzën ta përdorin për interest e saj politike. Aty ishin dhe aty e kanë patur dhe fondin grek për teatrin, me të cilin mund ta bënin, por as nuk e vunë ujin në zjarr dhe ai fond as nuk u përdor për teatrin, por për Teatrin e Operas, me qëllim që teatrin ta sillnin deri në këtë pikë, tek PPP me pretekstin që nuk ka fonde. Është e shëmtuar dhe Tirana nuk e meriton këtë. Do isha shumë e lumtur që thirrjes sonë t’i përgjigjeshin të gjithë qytetarët, por për Opozitën kursesi nuk jam dakord”, thotë ajo.

Edhe Marin Orhanasi, është kritik me rolin e opozitës.

“Sa për opozitën s’di ç’të them. Deri tani s’kam parë ndonjë reagim të fortë prej tyre. Nëse i bashkohen kauzës (pa e përdorur politikisht) pse jo, le të bëhen pjesë e saj.

Por në shkatërrimin e Teatrit si institucion në të tërën e tij, kanë edhe ata faj. Siç ishte rasti kur hoqën shpërblimin e aktorëve etj..

Keshtu që, përkrahja e tyre kam frikë se do degjenerojë në përfitim politik. Nëse nuk degjeneron jam ok.

Në këtë çështje, sipas mendimit tim duhet të ngrihet i gjithë populli”, shprehet ai.

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 13:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...