Federico Fellini – Gjeniu që krijoi mijëra botë, mes qiellit, ferrit dhe cirkut

Hënë, 18 June 2018 19:07

“Shumë thonë që jam gënjeshtar. Që gënjej deri kur them të vërtetën, por edhe ata gënjejnë. Gënjeshtrat më të mëdha që kam dëgjuar mbi veten time. Mund t’i përgënjeshtroja, por meqë jam një gënjeshtar askush nuk do të më besonte.” - (Federico Fellini në 1975 drejtuar një miku të tij, Costanzo Costantini, gazetar tek Il Messaggero)

 Çfarë mund të presësh nga një magjistar? Nga një hokatar, nga një trukist i kinemasë? Nga ai italian i Rimininit, Emilia Romanjas, ai që shpiku një det plastike mbi të vërtetën? Ky det nuk ishte gënjeshtër, ishte mesazhi i veprës së tij; arratisuni nga realiteti, fantasia do t’ju bëjë më të lumtur. “Frenetik, i papërmbajtshëm,” – përkufizimi i sekretares së tij, Fiammeta Profili para filmit me emrin e saj dhe me bashkëregjisor Alberto Lattuada, “Dritat e varietesë”. Italia u mbyt nga afishet (një talent i parakohshëm), karikaturat dhe skenarët në kinema dhe në radio. Në radio në vitin 1941 nën kërcënimin e fashizmit njohu një grua të vogël dhe me sy të mëdhenj e të paharrueshëm, Giulietta Masina. U martuan dy vite më vonë dhe në mars 1945 lind Pier Federico që e la këtë botë vetëm 12 ditësh. Një mëngjes të vitit 1950 me stilin e veshjes së një regjisori, kostum kamoshi, këpucë si të Cecil B DeMille, mbërrin në tempullin e madh, në Cinecitta dhe që prej aty do të nxjerrë mrekullinë e tij të parë “Sheiku i bardhë” me një nga komikët më të mëdhenj, Alberto Sordi, një fytyrë e paharruar dhe mjaft i aftë të shprehë ulje dhe ngritje deri në patetizëm të emocioneve.

Kur mbaron dita Federico kthehet në shtëpi. Giulietta e pret me tavolinën shtruar dhe e pyet:

-Si shkoi?

-Më keq s’kish ku të shkonte. Kalova orë dhe nuk munda të xhiroja një skenë.

 Nga ky dështim doli si një palaço mrekullia e parë. Historia e një çifti vendasish të sapomartuar (aktorë Leopoldo Trieste dhe Brunella Bovo), të cilët udhëtojnë drejt Romës për të parë Papa Pion XII, të detyruar nga prindër shumë të rreptë. Por Wanda e fiksuar pas heroit të saj, Sheikut të bardhë (Alberto Sordit) arratiset duke e lënë burrin e saj në histeri, i cili po përpiqet ta fshehë ikjen e saj nga prindërit. Ajo shkon tek xhirimet në plazhin e Ostias dhe takohet me të.

Screen-Shot-2018-06-17-at-1.35.51-PM.jpg

I vitelloni, film i vitit 1953 ku njëri nga fëmijët e kësaj familje i mërzitur nga një vend mediokër kërkon një rrugë tjetër. Ky film do të fitojë “Luanin e artë” në Venecia 1953 dhe bota do të gjunjëzohet para Federico-s, të cilin eseistja angleze, Germaine Greer e përkufizoi si më italiani ndër kineastë dhe më italiani ndër italianë sepse sintetizon të gjitha kontraditat. I hapur dhe i mbyllur, ekstrovert dhe introvert, ekspansiv dhe i moderuar, ambig. Sa më shumë ta frekuentosh, aq më pak e kupton, modifikohet gjatë gjithë kohës. 20 filma dhe më shumë se 100 skenarë, 5 Oskar: Rruga, Netët e Cabiria-s, Fellini 8 ½,, Amarcord dhe çmimi honorifik për trajektoren profesionale. Palma e artë për “La dolce vita”, anëtar i Akademisë Amerikane të Arteve dhe të Shkencave. Skenat ikonë ai i ka të shumta, por e paharruar mbetet ajo e Anita Ekberg në “La Fontana di Trevi” dhe Marcello duke e ndjekur me fjalë dhe me adhurim. Më shumë se një grua, një hyjni erotike e pakohë. Vizioni i Fellini-t për joshjen e Kazanovës dhe zgjedhja e aktorit, Donald Sutherland, i cili nuk fliste një fjalë italisht krijoi një manekin elektrizues. Një film i një bukurie vizive. Pas daljes së filmit të tij Fellini 8 ½, pati debate për simbolet e tij, alegoritë, domethëniet, titullin të cilat u vunë në syrin e gjilpërës nga intelektualë të kohës. Aluduan për numrin 8 e kërkuan në librat okultë dhe mbërritën në përfundimin se 8 ishte shenjë e datëlindjes së tij, prematur 8 muajsh, por gjeniu e sqaroi misterin: është filmi im i tetë dhe gjysëm është shuma e dy episodeve prej 15 min në “L’amore in citta” dhe “Boccaccio 70”. Iku nga kjo botë shumë shpejt më 31 tetor 1993 në moshën 73 vjeçare nga një incident cerebrovaskular dhe nga një infarkt miokardi. Giuletta për gjysëm shekulli, pavarsisht se ai nuk i qëndroi besnik, ndoqi hapat e tij, vdiq në moshën 73 vjeçare nga një kancer në mushkri. George Simenon, shkrimtar ka thënë: “Kur pashë Kazanovën qava. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Është një poeti i mallkuar si Bodleri, Van Gogu, Poe. Kazanova më bën të mendoj për Gojan, një tjetër poet i mallkuar…” / bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...