Kështu u shkrua biografia më e mirë për “The Beatles”

Hënë, 27 August 2018 10:21

Biografia e parë e njërit prej grupeve më të njohura në historinë e muzikës, “The Beatles”, e titulluar thjesht “The Beatles: The Authorized Biography” (The Beatles: Biografia e Autorizuar), doli në mes të gushtit të vitit 1968, pra 50 vjet më parë, shkruan mediumi “Daily Beast”. Autori i kësaj biografie ishte Hunter Davies, por më e rëndësishmja është që ai i kishte  anëtarët e “The Beatles” si bashkëpunëtorë aktivë që punonin në emër të librit për të përjashtuar gjërat jo të vërteta që rregullisht e përshkruanin historinë zyrtare të tyre si në shtyp, te adhuruesit e dhe te njerëzit e marketingut, p.sh. se ata ishin si “kukulla” të dashura, që ishin në çfarëdo mënyre “jo të rrezikshëm”, se nuk ishin individualë, por pjesë të një personaliteti-kolektiv dhe që ishin persona shumë të hareshëm e të lumtur.

Davies ishte një kolumnist i gazetës “Sunday Times”. Ai aty u takua me McCartney në vjeshtën e vitit 1966. Përmes McCartney Davies u njoftua me menaxherin e “Beatles” Brian Epstein dhe pa humbur shumë kohë projekti i biografisë së autorizuar hyri në zhvillim.

Davies hulumtoi e studioi për rreth gjysmë viti përpara se të fillonte. Ai mori rrugët e Hamburgut, të Liverpulit e të Londrës, shkoi në shtëpitë e anëtarëve të “Beatles” dhe të afërmeve të tyre për biseda të sinqerta. Biografitë e autorizuara zakonisht kanë për qëllim t'i pastrojë e t’i qartësojnë gjërat, por “The Beatles” donin që t'i sillnin lexuesit në “baltën” e tyre, te gjërat shumë personale dhe jo shumë të pastra që i bënte ata njerëzorë.

Si i tillë, libri mund të lexohet si një seri rrëfimesh të shkruar në një stil që nuk do të shihni në asnjë vëllim tjetër të biografive të këtij grupi. Rrëfimi vjen në vetën e tretë, por me një lloj toni të zërit që papritur mund të nxjerrë citate nga John Lennon dhe gruaja e tij e atëhershme Cynthia, sikur të ishin ulur pranë rrëfimtarit, të cilën natyrisht më vonë e  kuptojmë se ashtu ishte.

“The Beatles” ishte i përbërë nga John Lennon, Paul McCartney, Ringo Starr dhe George Harrison dhe kulmin e suksesit e kishin arritur gjatë viteve të ’60-ta dhe të ’70-ta.

Ata konsiderohen njëri nga grupet më të kërkuara ndonjëherë dhe me më së shumti influencë në historinë e muzikës. 

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...