Kosovë, ndahen çmimet vjetore për Kinemtagrafinë

Hënë, 27 August 2018 18:04

Çmimi Kombëtar për Veprën Jetësore “Bekim Fehmiu” iu nda regjisorit të ndjerë Besim Sahatçiu, ndërsa çmimi vjetor i Kinematografisë iu nda regjisores Blerta Zeqiri për filmin “Martesa”.  Kështu u tha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministri Kujtim Gashi tha se MKRS përmes çmimeve ka për qëllim motivimin e artistëve:  “Besoj që e kemi pas një juri shumë profesionale, e cila i ka shqyrtuar të gjitha propozimet dhe ka ardh në këtë përfundim. Siç e dini Ministria e Kulturës ka qenë e përkushtuar që të ndajë të gjitha çmimet vjetore edhe në Kinematografi edhe në fusha tjera të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, me të vetmin qëllim që si ministri e si Qeveri e Kosovës të motivojmë edhe më tutje punën kreative, krijuese e performuese të gjithë artistëve tanë dhe në këtë konteks ne do ta vazhdojmë këtë, besoj që duke ndarë çmimet por në të njëjtën kohë duke ndarë edhe çmimet vjetore. Jam shumë i bindur se juria ka bërë zgjedhje shumë profesionale, ka pas kohë të vendos për të gjitha propozimet, dhe jam i bindur që momenti kur i kam parë përzgjedhjen e dy emrave, jam tejet i bindur se  përzgjedhja ka qenë profesionale. E përgëzoj jurinë, besoj se kemi pas vlerësim profesional nga njerëz që e njohin fushën mirë dhe kemi ardh deri te ky moment, te kjo ceremoni për t’i ndarë këto dy çmime”, tha Gashi.

Gruaja e regjisorit Besim Sahatçiu, Besa Sahatçiu tha se nuk ka qenë optimiste fare por që ky çmim e ka bërë të kuptojë se veprat e bashkëshortit të saj nuk do të mbesin në hije, siç ka qenë deri më tani.

 “Faleminderit shumë. E përgëzoj ministrinë, ju përgëzoj juve krejt organizatorët për këtë mirënjohje të madhe, shumë faleminderit. Me njëfarë mënyre, mua ndoshta si shoqe e tij pak më është duk sikur është lënë anash kështu që vijnë ditë që del prapë në shesh puna e tij. Përndryshe kanë qenë miq me Bekimin, Besimi e Bekimi, edhe kanë qenë kolegë në profesion. Kështu që edhe njëherë iu falënderoj në emër timin e djemve tanë Besnikit e Bekimit”, tha ajo.

Ndërsa regjisorja Zeqiri tha se është kënaqësi të vlerësohesh nga ministria me çmim. Ajo tha se puna e ministrisë është motivim për të ardhmen dhe përgëzoi ata për rritjen e buxhetit për kinematografinë.

 “Kisha pas dëshirë fillimisht me falenderu komisionin që më ka përzgjedhë për këtë çmim, e ministrin e Kulturës, jo vetëm pse ky është thjeshtë një vlerësim i punës dhe i mundit që e kemi bërë, është kënaqësi e madhe me u vlerësu. Jam e lumtur. Lajmin e kam marrë të premten, e prej të premtes deri sot jam shumë e gëzuar. Gjithashtu kisha pasë dëshirë t’i them 2 fjalë për punën e mirë që është duke e  bërë ministria e Kulturës e Qendra Kinematografike e Kosovës në drejtim të filmit, për arsye se këto vitet e fundit më kujtohet, veç hiq më larg se 5 vjet më herët e kemi pas ëndërr me u prezantu në festivale të kategorisë A me filma, 1 film , 1 film në vjet nëse ka ndodh ka qenë gëzimi më i madh. E tash jo 1 por po kemi shumë dhe po kemi konkurrencë tash edhe mes vete e që kjo është kënaqësi e na shtyen edhe neve ndoshta për të bërë punë më të mira e më të mëdhaja në të ardhmen”, tha ajo.

Juria profesionale që ndau çmimet u përbë nga Fatos Berisha, Fadil Hysaj, Isa Qosja, Adriana Pajaziti dhe Kimete Berisha. Sipas vendimit për ndarjen e Çmimit Vjetor për Kinematografi, regjisores Blerta Zeqiri i ndahet shpërblimi në vlerë monetare prej 2 mijë e pesëqind eurosh. Ndërsa, sipas vendimit për ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore për “Bekim Fehmiu”, regjisorit Besim Sahatçiu-post mortum i ndahet shpërblimi në vlerë monetare prej 5 mijë eurosh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...