Jorgaq Tushe: Kjo është qeveria që ka bërë shumë pak për artin dhe kulturën në vend

Tuesday, 28 August 2018 13:42

Aktori dhe regjisori vlonjat Jorgaq Tushe pohon se nëse flitet për artin në vend është gjithmonë i fundit. Në një intervistë për mediat, aktori flet për problemet në aktivitetin artistik dhe pohon se në teatrot që janë në varësi të bashkive pagat janë të ulëta në krahasim me aktorët në teatrin në Tiranë. Sipas tij kjo nuk është e drejtë, pasi të gjithë janë me të diplomë nga Akademia e Arteve dhe duhet të trajtohen njëlloj.

“Në Shqipëri nuk investohet aspak për artin dhe kulturën. Po të shikoni janë bërë rrugë të bukura, pallate të bukur, makina të shtrenjta dhe luksoze, etj, ama artin dhe kulturën, letërsinë, kjo qeveri bën shumë pak. Por jo vetëm kjo edhe qeveritë më parë kanë bërë shumë pak për artin dhe kulturën në vend, pak për institucionet e artit. Janë politikat shtetërore që mungojnë dhe artistët përballen me shumë probleme. Nëse flitet për artin në vend është gjithmonë i fundit.

Ministria e Kulturës nuk ndihmon fare teatrot në rrethe. Kjo është një situatë prej vitesh e vitesh, që kur teatrot kaluan në varësi të bashkive. Edhe ato projekte, që mendon se jep Ministria e Kulturës shkojnë për x apo y, dhe ata që marrin atë projekt bëjnë një shfaqje thjesht marrin paratë dhe ikin. Kaq është dhe ajo që duket si ndihmë, që jep ministria për teatrin. Nuk ka një vlerësim të vërtetë për trupën artistike, që ti shikosh hajrin nga Ministria e Kulturës. Ministria e Kulturës në projektligjin e artit s’i merr fare në konsideratë çfarë thonë artistët në rrethe. Pse arti nuk po ecën, pse është në krizë? Arsyet ku janë? Asnjëherë nuk na ka mbledhur ministria për të diskutuar.

Ajo që duhet bërë për të ndryshuar këtë gjendje teatrot duhet të rikthehen si fillim në varësi të Ministrisë së Kulturës. Sot fatkeqësisht veç problemeve të tjera që janë aktorët kanë pagesa shumë më të ulëta se sa një aktor që punon në Teatrin Kombëtar. Pse duhet të ndodhë kjo? Ne jemi artistë me diplomë, si dhe ata që janë në Teatër Kombëtar. Pse duhet të kenë tjetër trajtim pagash artistët në teatrot në rrethe? Edhe bashkitë janë të ngarkuara me problemet e tjera dhe për artin, teatrin dihet që nuk flitet. Ka pak përjashtim për teatrin, që është në Korçë.

Një aktor që punon në Teatrin Kombëtar merr pagë 70 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa një aktor në një teatër në rrethe merr më pak. Përmend Vlorën që aktori më në fund merr 45 mijë lekë të reja. Pse duhet të jetë kjo ndarje? Janë artistë me të njëjtën diplomë, dikujt i jepet titulli aktor dhe dikujt jo. Në teatrot në rrethe duhet të paguhen të gjithë aktorët ashtu si paguhen dhe në teatrin në Tiranë. Këtu ka një diskriminim për aktorët në rrethe, paguhen shumë pak. Ka teatro në disa qytete që paguhen si amatorë aktorët. Ky është skandal për mua dhe kjo duhet zgjidhur sa më parë. Por këtë e zgjidh vetëm Ministria e Kulturës. E dini ju që në bashki emërimi është specialist dhe jo aktor në teatër? Njëlloj siç janë specialistët e tjerë në bashki janë dhe në teatër. Kështu ka qenë gjithmonë që kur teatrin e mori bashkia. Pagat janë problem, por mos harroni që nuk ka as shpërblim për figurën artistike si dikur. Artistët janë të gjithë që duan të rrisin dhe fëmijët, dhe kanë vështirësi me pagat që janë të ulëta. Tani nuk ka vëmendje për aktivitetin teatror, por dikur teatrot kishin më shumë aktivitete. Por teatri i Vlorës ka vijuar dhe ka shfaqje. Por buxheti që jepet për teatrot në rrethe është shumë i vogël nga bashkitë.”

***

Jorgaq Tushe – (1949). Aktor, regjisor. Lindi ne Vlore. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve, dega dramatike, me 1972. Fill me pas kreu studimet plotesuese per regji teatri ne Institutin e Larte te Arteve dhe te Kinematografise ne Bukuresht, Rumani. Punon si regjisor ne teatrin “Petro Marko” te Vlores deri ne fillim te viteve 90 kur emigroi ne Greqi. Aktor me prirje komike. Tushe realizoi disa figura interesante ne skenen e ketij teatri, por krijoji me shume hapesire per vete kryesisht si regjisor. Ne kinematografi ka interpretuar ne disa filma, si “Liria a vdekje” – (Taxhim Ymeri – 1979), “Plumba perandori” – (Avokati – 1980), “Sketere 43” – (Mjeku – 1980), “Agimet e stines se madhe” – (Rezbati – 1981), “Koha Nuk pret” – (Oficeri Anglez – 1984), “Nata e pare e lirise” – (Nazifi – 1984) etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...