Rikthehet Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, festë dhe protestë, nga 23-30 shtator në Tiranë

Saturday, 15 September 2018 07:36

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit nga Teatri Kombëtar, organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit dhe do të zhvillohet në datat 23-30 shtator dhe në të do të marrin pjesë 14 trupa nga të gjitha trevat shqiptare. Sipas teatrit, skena e re “arTurbina” do të hapë dyert për të mirëpritur artistët dhe publikun në këtë festë të përbashkët. “Së shpejti do të ndajmë me ju programin dhe surprizat që po përgatisim”, shkruan institucioni. Por për këtë festival pranë TK bëjnë gjithashtu me dije se në vijim do të prezantohet çdo gjë më detaje nga vetë titullari gjatë një konference shtypi. Festivali i teatrit rikthehet pas 6 vitesh mungesë. I fundit ka qenë ai i zhvilluar në vitin 2012 për dramën shqipe. Por tashmë këtë herë festivali do të ketë jo vetëm vepra shqiptare, por dhe të autorëve të huaj. Sipas teatrit, Ministria e Kulturës si dhe Bashkia e Tiranës janë në ndihmë të këtij festivali, ku shfaqjet për publikun do të prezantohen në sallën e madhe të Akademisë së Arteve, si dhe te “arTurbina”. Premiera me të cilën do të prezantohet Teatri Kombëtar në këtë festival, që do të nisë më 23 shtator është ajo me titull “Tag”. Vepër shqiptare me regji nga Andia Xhunga. Kjo shfaqje teatrore që pritet të jetë dhe premiera e parë e sezonit artistik të TK do të jetë dhe përfaqësuesja e Teatrit Kombëtar në këtë festival. Në vepër janë aktorë të njohur të Teatrit Kombëtar, por në role janë angazhuar dhe të tjerë artistë.

 Pranë teatrit bëjnë me dije se mes trupave teatrore nga teatrot në vend do të jenë dhe nga Kosova apo dhe Maqedonia. Një festival teatri i munguar por dhe një nga kërkesat e regjisorëve dhe aktorëve prej vitesh. Teatri i Shkodrës, Korçës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës, etj, do të jenë me shfaqjet në festival, që kryesisht janë premiera të këtyre institucioneve.

Disa nga shfaqjet konkuruese:

Teatri i Vlorës “Petro Marko” me shfaqjen “Senatori Fox” nga italiani Luigi Lunari me regji nga Roland Minga.

Teatri “Skampa” i Elbasanit merr pjesë në këtë festival me shfaqjen teatrore “Babai” e shkruar nga Florian Zeller me regji të Spiro Dunit.

Teatri “Migjeni” i Shkodrës vjen me shfaqjen teatrore “Gomari i babatasit” me regji nga Altin Basha.

Teatri i Durrësit po ashtu pritet të jetë me një premierë.

Teatri i Korçës “Andon Zako Çajupi” vjen në festival me tragjikomedinë “Vetëvrasësi” me regji nga Sulejman Rushiti.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...