Agron Domi: Buxheti i Ministrisë së Kulturës është për qoka, jo për një kulturë elitare

E Enjte, 20 September 2018 15:37

“Asgjë nuk ka ndryshuar, edhe këtë vit është buxhet më pak se një vit më pare, shprehet i shqetësuar “Tirana International Film Festival” (TIFF) pritet të zhvillojë edicionin e 16. Tavani që ata kanë për të aplikuar është për shoqatat jo më shumëse 20 milionë lekë të vjetra për projekte. Këtë vit ishte te 7 milionë lekë të vjetra TIFF. Nëse do të ketë më shumë buxhet sigurisht, që do të kishim më shumë të ftuar, më shumë filma që janë në qarkullim apo dhe evente. Financimi i shtetit te projektet është drejt mediokritetit, nuk vlerëson kualitetet. Nëse në ministri aplikojnë 200 projekte dhe ndan buxhet për 100, a mundet kjo? Nuk ka garë te projektet, nuk ka seleksionim, nuk lexohet projekti”, pohon Domi.

Domi pohon se shqetësues është fakti, që politikat e Ministrisë së Kulturës lënë për të dëshiruar përballë projekteve të tilla, që kanë traditën dhe janë ngjarje në jetën artistike. Sipas Domit, janë buxhete të pakta, që nuk jepen as sa kufiri që ka vënë vetë ministria për financime. “Kjo do të thotë që nuk ka një kulturë elitare, nuk përfshihen eventet që kanë vite dhe stabilitet. Ai buxhet që është te ministria pjesëtohet për më shumë njerëz, duke e ulur buxhetin për secilin projekt i ke prerë krahët eventit, që ka vite dhe është tradicional, si dhe i vlerësuar në botë. Ke stimuluar mediokritetet, që dhe x me një projekt ka marrë një shifër sa buxheti i TIFF, por kur nuk ka emrin, nuk ka dhënë prova do të bëjë mediokritet. Fillon projekti dhe mbaron në një ditë dhe merr të njëjtin buxhet, që merr festivali për nëntë ditë”, pohon drejtori i TIFF.

Sipas Domit, ministria duhet të negociojë me të tjerë për të ndihmuar festivalin. “Vetëm kinemaja kushton 20 milionë lekë. Unë nuk dua para cash nga ministria, por duam që të gjithë institucionet të paguajnë kostot e festivalit. Ministria të ulet dhe të flasë me kinemanë, sepse mbase ia ul pagesën ministrisë për filmat, bashkia mund të paguajë restorantet apo hotelet. Kështu bëhen festivalet dhe jo t’i kalojnë paratë cash te unë. Institucionet ti marrin përsipër zërat, dhe ti negociojnë vetë për festivalin”

“Tirana International Film Festival”  është vlerësuar si një event i rëndësishëm kinematografik, që zhvillohet në Shqipëri jo vetëm për nga vjetërsia dhe eksperienca, por edhe për numrin e aplikimeve dhe aftësinë selektive të filmave, programit të pasur dhe zbulimeve interesante. Por përballë eventit, që konsiderohet ngjarje në jetën kulturore në Tiranë, duket se për institucionet vëmendja ka munguar. Prej vitesh festivali po përballet me vështirësi në zhvillimin e tij, por tradita vijon dhe organizatorët pohojnë se dhe këtë vit te filmat që do të jenë në konkurrim do të ruhet kualiteti. Ndër vite TIFF ka sjell në Tiranë dhe kineastë dhe aktorë të njohur të huaj, pjesë e festivalit dhe në garën me filmin.

Modifikuar më E Enjte, 20 September 2018 15:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...