Rrëfimi inspirues i regjisores kosovare që po lufton me leuçeminë

Diel, 23 September 2018 08:59

Artistja që të gjithë e njohim me emrin Liki e që karakterizohet për energjinë dhe talentin e dashurinë ndaj filmit, artit në përgjithësi, po vuan nga sëmundja e leukemisë (leukemia plasma cell).

Liki për Indeksonline ka rrëfyer se si po e kalon këtë sfidë dhe se si kjo sëmundje e ka bërë të reflektojë në jetë, duke u bërë inspirim për të tjerët.

“Lajmin për llojin e sëmundjes fillimisht ma kanë fshehur familjarët, sigurisht nga frika se si do të reagojë. Por unë si regjisore që jam, në baza të lojës që u luajke ndaj meje kuptova që kisha diçka të rëndë si sëmundje.

Me konsultimin mes vete, shoqëria dhe familja vendosën të më tregojnë, ndërsa vendosën që këtë ta bëjnë përmes vëllait tim të madh, i cili ofrohet e më zë të butë më thotë:

Nuk e ke sëmundjen e lehtë, është pak më shumë se grip. E shikova dhe asgjë nuk i thashë. Ai më tregoi se kisha leukeminë, për një moment çdo gjë në shikimin dhe dëgjimin tim filloi të jetë më e ngadaltë. Ai tutje më tha se duhet të trajtojmë me kimioterapi. Ndërsa unë mora forcën dhe ia ktheva: A kemi kushte për këtë terapi, ai më tha po me plot siguri. Unë ja dhashë dorën dhe i premtova që do ta përballojë kimioterapinë. Thjeshtë fillova ta marr me ‘humor’, dhe sëmundjes ia shkurtova emrin, ia lashë ‘LEO’”, rrëfen ajo.

Sëmundja përveç që e ka bërë të fortë shpirtërisht, ia ka ndryshuar edhe jetën. Ndërsa tregon se përkrahja më e madhe për të ka qenë familja e saj.

“Jeta ime ka ndryshuar shumë. I kam larguar gjërat e dëmshmë për mua, nisur nga ushqimi, pijet e deri tek njerëzit. I kam hapur sytë më shumë dhe e jetoj jetën vetëm për vete. Familja ime më ka përkrahur me krejt shpirtin dhe mundësitë materiale. Shoqëria më ka motivuar me çdo fjalë me çdo gjë që ka pasur mundësi. I jam shumë falenderuese që nuk kanë kursyer asgjë për mua”.

Duke qenë se ajo numëron dhjetëra prodhime të saj kinematografike e shfaqje teatrale, Arlinda edhe pse në gjendje jo të mirë, nuk e ka ndërmend të ndalet, madje ajo shumë shpejtë do ta jetësoj edhe një film.

“Tani jam përkrahur nga Qendra Kinematogragfike e Kosovës për filmin ‚Debora‘, ku producenti Lulzim Bejta më ka besuar mua që mundem ta përfundoi këtë projekt edhe pse isha me gjendjen time shëndetësore keq, gjithashtu kolegët e mij nga juria e QKK-së ma kanë besuar financimin“.

Por ajo thotë se peripecitë në të cilat po kalon, do t’i ndajë me të tjerët edhe me një libër apo skenar, që më vonë do të rezultonte në një film.

Arlinda qysh prej kur e ka kuptuar sëmundjen, nuk e ka fshehur aspak atë, madje ajo çdo ditë në rrjete sociale ndanë imazhe e thënie motivuese. E përmes Indeksonline ajo përcjellë edhe një mesazh të fortë.

„Të keqën fillimisht duhet pranuar, ndalesh e thuaë unë vuaj nga ky problem. Në momentin që e pranon vjen forca nga brenda trupit tënd që fillon të luftojë. Mesazhi im është se jeta është një lojë që mbaron sikur të gjitha lojërat e tjera, prandaj mundohu të jesh lojtar profesionist që të marrësh një çmim meritor“.

Dëshira për ta mposhtur të keqën që i është kanosur, dashuria për jetën, pasioni i madh për artin e bën Likin që të jetë optimiste në rezultatin e biopsisë që do ta marr pas një jave

© ZËRI.INFO

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...