Tragjikomedia shqiptare në dyert e Turbinës ...

Hënë, 24 September 2018 11:20

Ministia e Kulturës dhe gjithë ata që mbështesin rrëzimin e TK, me në krye dyshen Rama – Veliaj,  nuk kishin rast më të mirë se Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, për të promovuar hibritin e tyre, “teatrin e ri”, mbi gërmadhat e propagandës së vjetës. Në një mbrëmje gala, skena e re “ArTurbina” ka hapur dyert dje, për publikun dhe duke i vënë përfundimisht shqelmin godinës së vjetër të TK. 

Nuk kishte si të mos ishte i pranishëm në këtë “festë”, kryebashkiaku Erion Veliaj, lumturia e të cilit shfaqjes vesh më vesh, duke marrë përsipër edhe barrën e organizatorit të Festivalit. Ai tha se “është i lumtur që po organizon këtë Festival bashkë me Morelia-n.  … kemi bërë 700 aktivitete në vit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe do të bëjmë një aktivitet teatror, por edhe shumë të tjerë”. Veliaj u ndal edhe te ndërtimi i Teatrit të Ri duke shtuar se “Teatri i ri është ky shembull, më pak preokupim për llaç e tulla, por më shumë angazhim që me ato pak para që ne kemi të financojmë teatro si ky që ne kemi sot”.

Edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, dukej e kënaqur, se më në fund ankthi i saj po mbyllej si jo më mirë. Ajo theksoi në fjalën e saj se ‘bashkë me miqtë e mi konceptuam këtë Festival mbarëkombëtar, pasi morëm shtysë për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut’.  Kumbaros e Veliajt i ka mbetur edhe akti i fundit, shembja e TK, si akti final i një krimi që do ta ndjekë pas gjithë jetën. Rreth këtyre personazheve, natyrisht që grumbullohen të tjera persoazhe që lëpihen, servilosen, marrin pozita të pamerituara e false. Kjo ishte ana komike e festivalit që u shoqërua me të qeshurat dhe humorin e pjesës “Tag” të Bashkim Hoxhës, e cila hapi Festivalin.  

Ana tragjike është ajo që vjen pas, ajo që pritet të ndodhë, megjithë rezistencën e artistëve e intelektualëve  që, janë të pafuqishëm përballë makinerisë së shtetit...

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit do të vijojë deri më 30 shtator. Një festival që përfshin gjithë trevat shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi. 14 trupa teatrore janë bërë pjesë e këtij festivali.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...