Mbyllet edicioni i 8-të i festivalit "Bylispolifonia"

Tuesday, 25 September 2018 16:33

Një Festival plot gjurmë dhe histori. Një Festival unik në llojin e vetë ku morën pjesë 28 grupe Polifonike nga Shqipëria, Maqedoinia, Greqia, Italia, Bullgaria.  “Bylisi dhe Polifonia”, me të cilat krenohemi dhe që identifikohemi si komb, u bashkuan, në Kuvendin e Polifonisë, në edicionin e 8-të në tempullin e Ilirisë ”Nikaja” pranë fshatit Hekal dhe Klos. Shtegtarja e pa moshë e njerëzimit, si thesar shpirtëror kënga vendçe shqiptare, në datat 21-22 shtator 2018, trokiti në portat e lashtësisë, ku si në gjirin e Perëndisë, ushtoi me tërë madhështinë e bukurisë dhe forcën e saj identare. Polifonia e bukur, duke demonstruar larmishëm edhe folk si dhe kostumegrafinë karakteristike të secilës trevë përfundoi me sukes.  Jo më pak se 28 grupe polifonike nga të gjitha trevat shqiptare konkurruan para një jurie prestigjioze në këtë kuvend madhështor unikal si bashkim zërash dhe zemrash ku nuk  mungouan dhe pjesëmarrja e të ftuarve nga grupe të huaj Ballkanik dhe Europa që ka shërbyer e do të mbetet, si një urë lidhëse kulturore shpirtërore fqinjësore tepër specifike. Si zakonisht, ky event tashmë, me fizionominë e tij ka marrë vlerësimin e shumë studiuesve të njohur, Etnomuzikologëve, Historianëve, Arkeologëve si dhe admirimin e publikut të gjerë artdashës. Veç kësaj ka marrë dhe impenjimin e gjithë artistëve për të qenë të gatshëm në edicionet e tjera.  

Grupet Polifonike pjesëmarrëse:

1 - Rrajca

2 - Gora

3 - Kërraba

4 - Kuçova

5 - Saranda

6 - Lunxhëria

7 - Hormova

8 - Bijtë e Tepelenës

9 - Derveni

10 - 10 Shqiponjat e Tërbaçit

11 - Kalivaçi

12 - Lotë Kurbeti

13 - Buronjat labe

14 - Drashovica

15 - Velça

16 - Çamët

17 - Bashkimi

18 - Dushkaraku

19 - Fiershegani

20 - Demir Zyka Skrapar

21 - Maqedonia

22 - Suhareka

23 - Gostivari

24 - Janina

25 - Pogoni

Juria: Zhani Ciko, Pirro Miso dhe Kosta Loli            

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...