Pesë regjisorë shqiptarë në sheshin e xhirimit

E mërkurë, 26 September 2018 08:35

Gjergj Xhuvani, Spartak Pecani, Namik Ajazi, Jonid Jorgji, Artur Gorishti kanë zbritur në sheshin e xhirimit dhe janë duke xhiruar filmat e tyre me metrazh të gjaët, ku mbi 200 kineastë po jetësojnë ngjarje nga realiteti i sotëm dhe ai i kaluar shqiptar. Spartak Pecani rikthen Ndrenikën e Margarita Xhepën në film.

Xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve” kanë nisur në Tiranë. Skenari Linda Fejzaj dhe regjia nga Spartak Pecani, ngjarjet e filmit “Bolero në vilën e pleqve” sjellin në role aktorë të njohur të kinemasë shqiptare, por dhe emra të tjerë që publiku i njeh me aktivitetin e tyre. Filmi sjell në role aktorët Robert Ndrenika dhe Margarita Xhepa, kasti vijon dhe me Gentiana Ramadani, Olta Gixhari, Olta Daku, Ledion Zoi, etj. Skenaristja Linda Fejzaj shprehet se regjisori Spartak Pecani është një profesionist. “Gjithçka e mendon e rimendon e përpunon dhe më pas vendos dhe zgjedhjet dhe zgjidhjet janë vërtetë mbresëlënëse”, pohon skenaristja Fejzaj. Filmi një prodhim i shtëpisë kinematografike Eclipse SA Film Production është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Ngjarjet vendosen në Tiranë dhe skenaristja Linda Fejzaj tregon se në qendër të këtij skenari është jetesa e një çifti në moshë superiore (pleq), që në vitet e fundit të jetës të tyre edhe pse kanë tre fëmijë ju duhet të jetojnë vetëm. “Djali i tyre ju siguron një punëtore shtëpie që është infermiere. Ajo çka ka të veçantë, është një marrëdhënie unike e çiftit, një dashuri që vazhdon të egzistojë jo vetëm e fortë, por edhe disi ndryshe. Një letërkëmbim i tyre plot pasion, mënyrë e zgjedhur për të mbajtur gjallë atë çka ka në vetvete martesa” zbulon skenaristja Linda Fejzaj për filmin artistik që ka nisur xhirimet në Tiranë. Në film, sipas skenaristes gjatë gjithë kohës këtë marrëdhënie të tyre e shoqërojnë tingujt e magjishëm të pianos “Bolero” e Ravelit. “Ngjarjet alternohen dhe sjellin në dukje ngjarje me gjendje dhe emocione të forta. Infermierja, që është punëtore shtëpie nuk është ajo që ata mendojnë, këtë do e zbulojë vajza e pleqve që është gjykatëse. E kaluara e saj ka qenë përtej asaj që mund të mendohet”, vijon të tregojë Fejzaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...