Sandër Ruçi: Sot bëhet humor Facebook-u, duhen sakrifica në art…

Saturday, 29 September 2018 14:40

Sandër Ruçi është pauses i denjë e aktorëve  të mëdhenj të humorit shkodran.  Edhe pse jashtë ose më mirë në Amerikë, kthehet, e i vetëm arrin të transmetojë humorin e qytetit dhe talentit të tij, në një pikë të krizës humoristike sot. Sandër Ruçi si mjeshtër i humorit ka mbetur "I fundit i Mohikanëve" në variete si i vetëm. Ai vazhdon të lartësojë humor qytetar shkodran.  "Turbo Show" ose shfaqa e fundit e tij, ishte një sukses në publikun shkodran, me hapësirën e personazheve, tematikave dhe roleve. Gjithmonë kritik dhe i drejtpërdrejtë si në humor dhe jetë, ai arrin të transformojë sallën dhe skenën në një raport të qartë bashkëkohor humori dhe sensibiliteti qytetar.

“Unë kam qëllim t’ju shërbej qytetit dhe artit, dhe nuk mund të ndalem. Prandaj vij gjithmonë.  Unë përveç se e bëj si detyrim për qytetin, unë vij prej një akademie arti, e cila ka pasur, një "statusquo" të madhe dhe të fortë, unë kam dy tituj të cilët me punë justifikohen. Sepse, kanë tituj njerëz që dalin profesionalisht në pension dhe nuk kanë bërë ende asgjë, kur unë kam bërë 11 premiera vetëm! Duhen sakrifica sigurisht. Pra sakrifica është detyrim moral dhe personal. Kështu mund të jesh dikushi edhe pse nuk janë pak, sepse kam luajtur 93 premiera në estradë. Kam 43 vite aktivitet. Kështu që dashje pa dashje, do të justifikosh emrin dhe titullin. Sepse e merr titullin dhe po e marrin boll, por duhet me dalë në skenë. Duhet përligjur për të thënë publiku "bravo i qoftë sepse e ka merituar".

Kam dalë pra nga një akademi që ka vendosur vulën në artin e humorit dhe emrave që kanë bërë epokë edhe unë prej tyre kam mundur të mësoj. Jam "kollonis" me këtë brezin e dytë. Jam pjekë me epokën e tretë. Duket në skenë dhe shfaqja e fundit ishte prelud i gjithë kësaj, që po thoni. Mua më duket se është maja e "varietesë" pa shitur mend edhe si shqiptare në rrafsh profesional.

Për hir të së vërtetës, nuk është më si dikur. Në sensin e modernitetit ndoshta ka evoluar, si art, si performancë, pra trupa e “Portokallisë”, “Al Pazar” apo ndonjë tjetër. Por duhet para e madhe. Në retrospektivë Shkodra ka pasur lokalet, vende të ndryshme që kanë pasur të gjitha gaztorët e tyre. Ka dalë Tano Banushi prej tyre. Ata kanë bërë humor e ndoshta kanë qenë nën diktaturë dhe kanë zgjedhur humorin e ia kanë adresuar x apo y, që regjimi nuk kishte çfarë t’ju bënte. Por kishte humor Shkodra dhe i bërë më me "bonsens" dhe më i hollë. Bie fjala kur u mbyllën kishat e xhamiat Bik Pepa thoshte "natë për natë e pi një gotë venë për me tregu se jena të kshtenë". Ose kur "siguruam bukën në vend" Biku thoshte "sot për sot bukë e gru janë siguru". Sot bëhet humor Facebook-u në sensin e demokracisë së shpartalluar, që ka klikimin që ose të bën "horr ose zotni". Por sot të bësh humor është më vështirë, sepse ballafaqohesh në mënyrë internacionale. Bota, Europa, ka kualitete të mëdha, prandaj duhet pasur kujdes.”  

Modifikuar më Saturday, 29 September 2018 15:24

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...