Mbyllet Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove, triumfon Reshat Arbana, Mustafiq e Altin Basha
Megjithë problemet që patën trupat pjesëmarrëse, ku shumë shfaqje lanë për të dëshiruar, mbrëmjen e kësaj të diele u ndanë çmimet e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove. Ashtu siç edhe flitej mes profesionistëve, më të mirët u vlerësuan me çmime.
Pas prezantimit në skenë nga data 23-30 shtator të 14 trupave teatrore nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi nëntë çmimet që u dhanë djeu përzgjodhën nga Ndriçim Xhepa, (kryetar jurie) dhe anëtar Josif Papagjoni, Shkumbin Istrefi, Luli Bitri dhe Qendrim Rijani.
Çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin, ndërsa çmimi për aktoren më të mirë shkoi për Hajat Toçilla. Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, shkoi për Sofi Kara tek “Medea” dhe “Kostumogafia më e mirë”, për Sofi Kara tek “Medea”.
“Aktori joprotagonist më i mirë për” Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula si dhe çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaska tek shfaqja “Ata që ikin”. Çmimi për “Aktorin protagonist më të mirë” shkoi për aktorin Reshat Arbana tek “Babai”. Një interpretim i shkëlqyer i Arbanës që ka mbi supe mbi gjysmë shekulli përvojë skenike e me dhjetra role. Bashkëpunimi i dytë me Spiro Dunin i sjell kupën e këtij festivali, në një rol që ka pasur mjaft shikues e sukses.
Po ashtu fjalët më të mira për regjisorin Altin Basha, që triumfonoi me shfaqjen e ngritur mbi prozën e Gjergj Fishtës, “Gomari i babatasit, një satirë e mprehtë politike edhe për realitetin ku jetojmë.
Regjisori i suksesshëm “shëtitës”, Dino Mustafiq vlerësohet si “Shfaqja më e mirë” për “Vdekja e Dantonit”, një dramë e fuqishme që la mbresa tek spektaotri. Mustafiq ka korrur sukses thuajse me çdo pjesë në teatrot e Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë.
Kur thua teatri, nuk ka si të lesh jashtë tij të madhe Roza Anagnosti, që këtë vit mbush 60 vjet nga shfaqja e parë, “Nora” që u pasua nga qindra role në teatër e kinematografi. Prania e saj te “Medea” jo vetëm lartësoi shfaqjen,por i dha asaj kupën e karrierës, një vlerësim mëse ë merituar.
Çmimet për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove:
- 1. Çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin tek shfaqja “Medea”.
- 2. Çmimi “Aktorja e re më e mirë” është Hajat Toçilla.
3.Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, për Sofi Kara tek “Meda”.
4.Çmimi “Skenografia më e mirë”, Mentor Berisha tek shfaqja “Ata që ikin”.
4.Çmimi “Skenografia më e mirë”, Mentor Berisha tek shfaqja “Ata që ikin”.
- 5. Çmimi “Aktori joprotagonist më i mirë për” Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula.
- 6. Çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaska tek shfaqja “Ata që ikin”.
- 7. Çmimi për “Aktorin protagonist më të mirë”, Reshat Arbana tek “Babai”.
- 8. Çmimi për aktoren me të mirë protagoniste e mori Liiza Xhuvani
- 9. Çmimi special i karrierës shkoi për Roza Anagnostin.
- 10. Çmimi “Regjia më e mirë”, Altin Basha tek “Gomari i babatasit”.
11.Çmimi “Shfaqja më e mirë” shkoi për “Vdekja e Dantonit” me regji te Dino Mustafiq.