Genci Fuga: Uroj që, sa më parë, “arTurbina” të mbetet e përkohshme për Teatrin Kombëtar

Hënë, 01 October 2018 17:23

“E kujt është përgjegjësia kur prodhimi artistik nuk ka impaktin e duhur? E regjisorit? Aktorët? Buxhetet e ulëta? Apo, e atyre që e miratuan? Për pedagogun, aktorin dhe regjisorin Genci Fuga përgjegjësia kryesore për këtë situatë shkon te Ministria e Kulturës.

“Me ligjin aktual bordet nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie. Janë thjeshtë koperturë e drejtuesit ekzekutiv. Ata mund të vazhdojnë të gabojnë pa “i hyrë gjemb në këmbë”. Nuk kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale, as morale, as financiare. Kategorizimi i pagave të aktorëve dhe regjisorëve bëhet “me vjetërsi në punë”, e jo mbështetur në “aftësitë individuale profesionale”. Përveç “egos” se CV-ve personale të aktorëve, nuk shoh asnjë mekanizëm tjetër të nxitjes së rritjes profesionale e zhvillimit të karrierave. Aktorët nuk i ndalon asgjë të përdorin moton: “Zot na lër kështu si jemi”.

“E kam theksuar dhe e theksoj: Ministria nuk bën punën e një qendre apo fondacioni për artin! Ministria e Kulturës duhet të ngrejë (ose gjejë) mekanizma të pavarur për të realizuar politikat e saj. Jo të shtojë departamente, por të realizojë marrëveshje shumëpalëshe me institucionet e saj apo të pavarur. Trumbetohet me të madhe “edukimi përmes artit”, që në të vërtetë është një nismë shumë e mirë! Mos çështjet e edukimit mund t’i mbulonte më mirë Ministria e Arsimit? Mos duhej luftuar që në sistemin arsimor të kish vend për kuadrin profesional që mbulon MK? Mbas rezultateve të “projektit pilot”, mos duhet të ishim në fazën e konsolidimit dhe institucionalizimit të marrëdhënieve të MA dhe MK, e të mos vazhdonim me mendësinë e një OJF-je?

Në rast se investimet e mëdha, që janë bërë në Shqipëri, për muzetë e artin skenik, mbajnë “vulën” e Këshillit të Ministrave, pra jo të Ministrisë së Kulturës, mbetet të them që aspektet e reformave apo politikave të ndjekura kanë qenë të gjitha të gabuara, dhe në disa raste me kundërvajtje ligjore. Reforma e trumbetuar dekantoi thjeshtë në heqjen e “shpërblimit të figurës artistike”, dhe ngushtimit të afatit të kontratës individuale”.

Lidhur me zhvendosjen e Teatrit Kombëtar  te “arTurbina”, Fuga thotë se “Është përdorur shpesh termi: gjërat e përkohshme bëhen të përjetshme. Uroj që sa më parë, “arTurbina” të mbetet e përkohshme për Teatrin Kombëtar. Teatër është bërë edhe në rrugë. Teatri Kombëtar nuk bëhet e nuk duhet të bëhet “në rrugë të madhe”. As në vatra kulture apo atelie teatror, sado modern të jenë. Është për të ardhur keq që gjithë diskutimi për hapësira, ku mund të luhet teatër, të përfundojë: ishte ngrohtë apo kishte kondicioner. Kjo flet për një varfëri, që kam frikë po na deformon në gen”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...