Hapet ekspozita për Skënderbeun, prezantohen afër 40 libra për heroin

Tuesday, 16 October 2018 10:34

Ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”

Për dy ditë radhazi qytetarët e Republikës të Kosovës do të kenë rastin të shohin afër 40 libra të vjetër për Skënderbeun, të ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Kjo pasi është hapur sot ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, e koleksionit të Librave Antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee.

Drejtori i Bibliotekës kombëtare, Fazli Gajraku, vlerësoi se ekspozita e sotme është ndër më të rrallat që mbahet në këtë bibliotekë.

Gajraku: Kjo ekspozitë është më e rralla që mund të ketë Biblioteka Kombëtare

“Sot hapim këtë ekspozitë të rrallë, ndër më të rrallat që mund të shihet në Bibliotekën Kombëtare, koleksionin e Patricia Nugee me 37 tituj që përfshijnë epokën nga shekulli XVI deri në shekullin e XVIII. Për ne ka kohë, sepse në mandatin e drejtorit Bashota është krijuar një bashkëpunim me Patricia Nugee dhe kemi pasur fatin në atë kohë ta pranojmë prej saj librin që tashmë në Bibiotekën Kombëtare është libri më i vjetër ‘Historia e Skënderbeut’ i vitit 1583 dhe kjo referencë na mban si frymëzim për ta nderuar dhe respektuar Patricia Nugee, jo vetëm si  njerëz të Kosovës por edhe si bibliotekë nacionale”, tha ai.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka bëri të ditur se për nder të Vitit të Skënderbeut, Qeveria e Kosovës ka organizuar një mori aktivitetesh, e ndër to edhe mbledhjen e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, ku do të merren vendime të rëndësishme për tregti të lirë.

Lluka: Nesër ekspozita ndërkombëtare për Skënderbeun

“Sot jam i lumtur që në mesin tonë kemi 37 botime të vjetra për historinë tonë dhe dua të falënderoj zonjën Patricia dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e veçantë që sot të jenë prezent në Bibliotekën Kombëtare. Ne kemi shumë aktivitete deri në fund të vitit, po iu them se nesër është konferenca ndërkombëtare për Skënderbeun, ku marrin pjesë shumë ndërkombëtarë”, u shpreh ai.

Koleksionistja Patricia Nugiee, e cila ka filluar koleksionimin e librave për Skënderbeun 30 vjet më parë, u shpreh e kënaqur me ekspozitën e ardhur në Prishtinë.

Nugee: Për herë të parë dëgjova për Skënderbeun nga një klient

“Nuk do t'ju jap sot një mësim historie sepse thjesht nuk jam historiane. Për herë të parë dëgjova për Skënderbeun përmes një klienti kur punoja në një librari me libra antike në Londër... 5’58” Një ditë emri i Skënderbeut u përmend në një bisedë dhe kur klienti iku, unë kërkova për emrin e Skënderbeut në Enciklopedinë britanike, një imazh kolosal i shekullit XV. Shumë shpejt bleva librin e parë të koleksionit të Marin Barletit, publikuar më 1596, që është një martesë perfekte e tekstit dhe përmbledhjes së librit”, u shpreh ajo.

Ish-drejtori i Bibliotekës kombëtare, Sali Bashota tha se është krenari për popullin shqiptar grumbullimi i gjithë këtyre librave nga koleksionistja Ptricia Nugiee.

Bashota: Çdo mirënjohje do të ishte e paktë për gjithë punën që bënë Patricia

“Ndoshta një mirënjohje nga kryeministri apo Presidenca do të ishte pak për gjithë këtë mund që bënë Patricia për mbledhjen e koleksionit për figurën e Skënderbeut”, tha Bashota.

Krejt në fund, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku i dha dhuratë koleksionistes Patricia Nugie emblemën e Bibliotekës Kombëtare, të punuar me dorë.

Ekspozita organizohet nën përkujdesjen e Zyrës së Sekretariatit të Qeverisë për Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy ditë.

Ndryshe, Patricia Nugee, në vitin 2004, ia dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Kosovës librin e Marin Barletit “Jeta dhe Vepra e Skënderbeut” të vitit 1533, i cili njëherësh është edhe libri më i vjetër në bibliotekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...